Sport vendi, kampionati, Festivali i vrapimit (18 Shtator 1999)


Sport vendi, kampionati, Festivali i vrapimit (18 Shtator 1999)

11:57 18/09/1999

Sportdashësit e Tiranës, Durrësit, Korçës, Shkodrës, Vlorës dhe Ballshit do të jenë të parët që do të shikojnë pas pak skuadrat e tyre në javën e parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Është zhvilluar sot paradite në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, Festivali i vrapimit, organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Kompania Samsung dhe Bashkia e Tiranës.

Vrapimi ishte i hapur për të gjithë ku vrapuan fëmijë e të rritur. Tre atletët fitues u shpallën Genc Lugja i Sportklub Tiranës, Pëllumb Dema i Partizanit dhe Miranda Greca e Sportklub Tiranës që u shpërblyen me nga një televizor nga kompania Samsung.

Më pas u kalua në hedhjen e llotarisë për 10 çmime të tjera e kombinuar me një koncert të vogël muzikor. Kjo veprimtari u ndoq nga përfaqësues të kompanise Samsung, KOKSH, Bashkisë së Tiranës e të tjerë./tvklan.al






Të ngjashme