Sport vendi, kategoria II (18 Nëntor 1999)
Kanë përfunduar takimet për javën e 6 të kampionatit kombëtar të futbollit për kategorinë e 2, ku janë shënuar dy rezultate të thella 6 me 2. Në 4 nëndeshjet e grupit A1 janë shënuar 19 gola në një mesatare 4 gola për ndeshje dhe në nëngrupin A2 janë shënuar 17 gola. Besëlidhja e Lezhës ,e fitoren e thellë e arritur ndaj Erzenit 6-2 barazohet me pikë me Ilir Viking në grupin A1.
Rezultatet janë këto: Ilir Viking-Burreli 2-2, Besëlidhja-Erzeni 6-2, Shkodra-Korabi 3-0, Laçi-Kukësi 2-2, Kastrioti i Krujës ishte pushim. Në grupin A2 Pogradeci-Sopoti 1-0, Butrinti-Memaliaj 0-1, Besa-Alpetrol 3-1, Naftëtari -Gramozi 2-1 dhe Tepelena-Devolli 6-2.
Në krye të renditjes në grupin A1 është Besëlidhja dhe Ilir Viking me 13 pikë të ndjekur nga Shkodra me 11 pikë, Burreli me 1o pikë dhe Kastrioti 9 pikë. Ndërsa në krye të grupit A2 ndodhet Besa me 13 pikë, Pogradeci 12 pikë, Memaliaj 11 pikë. Tepelena 10 pikë dhe Sopoti me 9 pikë./tvklan.al