Sport vendi, ndeshja Teuta-Lushnja (5 Maj 2000)


Sport vendi, ndeshja Teuta-Lushnja (5 Maj 2000)

15:05 05/05/2000

Nesër në orën 15:00 në Stadiumin Kombëtar ” Qemal Stafa”, do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë. Përballë njëra-tjetrës, Teuta e Durrësit dhe Lushnja. Për skuadrën durrsake është finalja e pestë duke e fituar atë për herë të parë në vitin 1995. Ekipi i drejtuar nga trajneri Lika, do të kërkojë fitoren ndaj lushnjarëve duke patur parasysh se ka fituar ndaj dy skuadrave të mirënjohura të Tiranës dhe Dinamos duke i skualifikuar që të dyja në kryeqytet.

Sipas trajnerit Lika, skuadra durrsake e ka arritur formës e saj më të mirë psikofizike, ndërkohë që nuk do të ketë mungesa në formacionin bazë. Skuadra lushnjare është finaliste për herë të tretë dhe do të synojë për trofeun e Kupës së Shqipërisë. Në këtë takim, trajneri i Lushnjes ka deklaruar se Teuta është një skuadër që këtë sezon është paraqitur më mirë se ne por nuk mund të themi se ndjehemi inferior para atyre./tvklan.al






Të ngjashme