Sport vendi, Partizani, konflikti (9 Shtator 1999)
Flet zoti Albert Xhani. Flet dhe trajneri Edmond Gezdari para sportistëve. Intervistë me trajnerin Neptun Bajko.
Neptun Bajko: Sot erdhëm në klubin e futbollit Partizani për të bërë komunikimin e Asamblese dhe vendimin e Kryesisë zgjedhore të klubit për marrjen në dorëzim të ekipit dhe fillimin e një pune të re me detyra të reja dhe objektiva të reja për futbollin e Partizanit. Mirëpo siç e patë dhe vetë juve këmbëngulja dhe kokëfortësia dhe argumentimet boshe të trajnerit Mond Gezdari si dhe mosprononcimi i njerëzve që i rrinë rreth e përqark ish të ashtuquajturit President të Futbollit nga italiani Antoni De Simone, i cili nuk vjen këtu por lëshon të tjerët, krijoi një situatë të tillë. Ne jemi brenda gjithë ligjeve, jemi në shtetin tonë, jemi në klubin tonë, do të zbatojmë vendimet e Gjykatës të cilat janë të formës së prerë, do zbatojmë vendimet e Asamblesë dhe të Kryesisë, për të bërë një punë dhe për të formuar një ekip ashtu siç i takon Partizanit. Siç ka qënë dhe siç e meritojnë mijërat e tifozëve të Partizanit për të parë këtë ekip./tvklan.al