Sport vendi, shah, Elbasan (21 Dhjetor 1999)


Sport vendi, shah, Elbasan (21 Dhjetor 1999)

15:37 21/12/1999

Një ditë para përfundimit të kampionatit kombëtar individual të shahut për femra, Eglantina Shabani e Partizanit është kampione kombëtare për të pestën herë radhazi që nga viti 1994. Ky sukses tregon përgatitjen serioze të saj të drejtuar nga trajneri Lefter Shabani i cili është babi i saj dhe motrës më të vogël shahistes Alda Shabani. Në kampionatin ekipor për meshkuj u ndeshën Studenti dhe Partizani. Gjithçka për titull do të përcaktohet nesër në takimet e fundit.

Është zhvilluar në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” të Elbasanit kampionati kombëtar i peshëngritjes për moshat deri 16 vjeç. Sipas kryegjyqtarit Xhafer Bogdani morën pjesë 7 ekipe. U dalluan ekipet e Partizanit dhe Peqinit dhe peshëngritësit Taulant Qeretja, Endri Haxhihyseni kampion dhe rekordmen kombëtar dhe trajneri Ilir Çela i Elbasanit.

Ky aktivitet u ndoq nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Gudar Beqiraj i cili vuri në dukje organizimin e mirë nga klubi i Elbasanit me drejtues Mustafa Shëngjinin. Është poshtë një propozim i komisionit të ngritur në Bashkinë e Elbasanit për kthimin e kompleksit të vjetër sportiv në një vend për grumbullimin dhe shitjen e makinave./tvklan.al






Të ngjashme