Sport vendi, shorti i gjyqtarëve (22 Shtator 1999)
Sot në drekë në një nga zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti për gjyqtarët kryesorë të ndeshjeve të javës së dyte të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Komisioni tekniko-gjykues pranë Federatës i përbërë nga Fidai Pupa, Mihal Konomi dhe Petrit Brahja kishte vendosur gjyqtarët kryesorë për këtë javë: Bujar Pregja,Albano Janku Ilir Kristo, Lulzim Luzja, Pjekë Pjetrushi dhe Enver Meçe. Shorti përcaktoi gjyqtarët kryesorë për javën e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit që fillojnë ditën e premtë në orën 15.00.
Në takimin Dinamo-Vllaznia Albano Janku. Elbasani-Teuta Sokol Reci, Shkumbini -Tirana Bujar Pregja, Shkumbini-Bylis Ilir Kristo, Lushnja-Partizani Enver Meçe , Apollonia-Tomorri Pjek Pjetrushi dhe Shqipoja-Skënderbeu Lulzim Luzja./tvklan.al