Sport, Vllaznia-Spartak (12 Gusht 1999)
Vllaznia e Shkodrës ka qënë pranë fitores në takimin e parë zhvilluar sot në Tiranë për Kupën UEFA. Megjithëse në pjesën e dytë ajo ka luajtuar me 10 lojtarë pasi është larguar kapiteni Premçi pas dy kartonave të verdhë, shkodranët e kanë përballuar mirë 11-shen sllovak. Loja e saj në pjesën e dyte ka ardhur duke u përmirësuar dhe për 30 minuta shkodranët kanë qënë më superior.
Dyshja Sinani-Miloti ka qënë shumë e rrezishme në lojë duke qënë pranë golit të dytë por gadishmëria e portierit sllovak do të shpëtonte portën e tij. Madje në një rast mund të themi se ai e ka grushtuar topin pas vijës fatale. Në minutat e fundit do të rrezikonin dhe spartakët e Tërnovës por pa rezultat. Kjo ndeshje mbaroi me rezultatin 1 me 1./tvklan.al