Sport Volejboll, Basketboll, Futboll – (30 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nesër do të luhen ndeshjet për javën e 7-të të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj. Në Tiranë do takohen Tirana-Dinamo dhe në Durrës Teuta-Skënderbeu dhe Erzeni-Studenti. Në krye pas javës se 6-të është ekipi i Studentit me 12 pikë, i ndjekur nga ai i Dinamos.
Skuadra e volejbollit për femra Teuta është eliminuar në turin e dytë të kupës së kampioneve të Evropës. Në dy ndeshjet e zhvilluara në Bratislavë të Sllovakisë, vajzat durrsake, kampione të Shqipërisë kanë humbur me rezultatin 0-3. Do të luhen nesër takimet e shtyra të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj. Në këto takime do të përcaktohen se cili nga tre skuadrat, Vllaznia, Dinamo apo Studenti so të vazhdoj të qëndroj në krye të klasifikimit.
Nesër luhen takimet për javën e 8-të të kampionatit kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë. Të bie në sy takimi në nëngrupin A1 ku takohen skuadrat kryesuese. Kështu në Shkodër, Shkodra-Burreli gjyqtar Luan Zylfo, Beslidhja-Ilir Viking gjyqtar Sazan Velçani, Laçi-Erzeni gjyqtar Rrok Nushi dhe Kastrioti-Korabi gjyqtar Ismail Gashi.
Në nëngrupin A2, kalendari i ndeshjeve është ky; Naftëtari-Memaliaj gjyqtar Enver Meçe, Pogradeci-Alpetrol gjyqtar Myrteza Allkja, Tepelena-Gramozi gjyqtar Servet Bogdani, Sopoti-Devolli gjyqtar Ilir Mehmeti dhe Besa-Butrinti gjyqtar Artan Tahullau./tvklan.al