Sport, Volejboll për femra, Ylli Tomorri – (6 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Të shtunën e të dielën nisin veprimtarinë kombëtare të dy skuadrat tona të volejbollit. Për kupën e kampioneve për femra Teuta e Durresit do t’i zhvillojë të dy takimet në Bosnje me kampionen Lukavat, ndërsa për kupën e kupave për meshkuj Studenti do të presi Simpost të Bosnjes. Të dy takimet do zhvillohen në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit të shtunën e të dielën. Përpara këtij takimi ne morëm disa mendime me trajnerin e Studentit Ylli Tomorri.
Ylli Tomorri, trajneri i Studentit:- “Siç e shihni përgatitjet janë në fazën e fundit ku skuadra po e jep atë çfarë duhet, është e plotë, ka stërvitje të mirë, janë optimiste dhe për ndeshjen në fjalë mendoj se do të kemi një rezultat pozitiv. Nuk e njofim ekipin e Bosnjes por mendojmë që vlerat e volejbollit tonë do të shpalosen edhe një herë mirë dhe shkojmë tamam për një kualifikim të mundshëm. Duke pasur parasysh që ne kemi lojtarë me përvoje si Musai, sulmues të fortë dhe të mirë si Tare, Hajdari, Mërtiri, Thanasi, libero si Gorenca, lojtarë të rinj me perspektivë Kasa, Lundra dhe organizatorin patjetër se organizatori lihet për fund Tugseferi. Mendoj se është një ansambël harmonik, një asambël që do të dijë të shpalosi vlerat e volejbollit shqiptar, do të dijë në fund të fundit të ketë dhe patriotizmin për tu kualifikuar në Tiranë”.
Sipas trajnerit Tomorri megjithëse luan në Durrës ai është i kënaqur sepse ka besim në mbështetjen e sportdashësve durrsakë të cilët kanë mbështetur skuadrat kur kanë luajtur në Durrës./tvklan.al