Sporti i qitjes me hark në Shqipëri
Sporti i qitjes me hark në Shqipëri është në fillesat e tij. Gara e parë zyrtare kishte vetëm 18 pjesëmarrës, disa prej tyre në hapat e parë. Sipas instruktorit Massimo Giovannucci për të marrë pjesë në një aktivitet si debutues duhet të paktën 1 vit e gjysmë stërvitje.
Massimo Giovannucci (Instruktor)
Po përpiqemi të vendosim bazat e këtij sporti. Kemi nevojë për të gjithë edhe të ata që mund të na ndjekin për kuriozitet, pasi mund të tërheqë edhe të rinj që duan të nisin një karrierë në këtë sport.
Sibora Dingu është një nga sportistet e harkut në Shqipëri.
Sibora Dingu (Sportiste)
Pas 3 vitesh stërvitje tani po zhvillojmë garën e parë. Tani stërvitemi 3 herë në javë. Baza materiale është e kushtueshme, por na ka ndihmuar shoqata.
Shqipëria synon që të përfaqësohet me një sportist në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës 2018. Kjo etapë shikohet si një pikënisje në garat ndërkombëtare, që në të ardhmen të shpresohet edhe përfaqësimi në olimpiadë.
Tv Klan