Sportisti i njohur merret në pyetje, dyshohet se infektoi me HIV ish të dashurën
Një sportist i njohur ndërkombëtar po përballet me akuzat se ka infektuar me HIV/AIDS ish të dashurën. Sportisti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u pyet nga policia britanike javën e kaluar lidhur me këto pretendime. Hetimi ka nisur që prej vitit 2015, kur një grua denoncoi në polici se kishte pasur marrëdhënie seksuale me sportistin në periudhën midis viteve 2013-2015.
Autoritetet janë duke hetuar për të zbuluar nëse sportisti ka infektuar me HIV qëllimisht apo pa dashje ish të dashurën. “The Sun” thotë se ai i mohoi pretendimet në polici, por është shprehur i shqetësuar për akuzat e ngritura ndaj tij.
Autoritetet janë duke kërkuar të dhënat mjekësore për të mësuar nëse ky sportist kishte dijeni për gjendjen e tij në vitin 2013, para se të lidhej me gruan e cila ka bërë denoncim. Nëse ai dënohet dhe shpallet fajtor se e ka infektuar qëllimisht, përballet me burgimt të përjetshëm.
/tvklan.al