Sportisti i Vllaznisë Kaçaj intervistë (22 Janar 1999)


Sportisti i Vllaznisë Kaçaj intervistë (22 Janar 1999)

14:47 22/01/1999

Intervistë me sportistin e Vllaznisë, Kaçaj i cili flet për kontratën që ka bërë me ekipin e Vllaznisë dhe për falsifikimin e firmave.

Gazetari: Diçka, Kaçaj rreth transferimit tuaj dhe si qëndron problemi në lidhje me falsifikimin e firmave?

Sportisti Kaçaj: Në radhë të parë dua të shpreh keqardhjen sepse ekipi i Vllaznisë, ekipi zyrtar i Vllaznisë ka arritur në këtë proces. Unë kam ardhur tek ekipi i Vllaznisë për të luajtur 6 muaj, kam bërë një marrëveshje gojarisht me presidentin e Vllaznisë dhe kur tani desha të largohem, të shkoj në një ekip ku do të dëshiroj unë, aty më del një kontratë që kam firmosur për një vit. Gjë të cilën i ka dalë dhe Milotit, dhe ne për këtë e kemi dërguar për ekspertizë pranë organeve të Kriminalistikës së Rendit Publik dhe ka dalë që firma jonë është e falsifikuar. Njëkohësisht Federata Shqiptare e Futbollit sot na kërkoi zyrtarisht si mua dhe Milotit që po të njëjtin veprim t’a bëjmë dhe me kartelën e federimeve që ka dërguar ekipi i Vllaznisë, që dërgojnë të gjitha ekipet. Dhe këteëe kemi bërë sot dhe presim dy tre ditë, nesër, pasnesër që të dalë dhe përgjigja e kësaj firme, që është e jona a s’është e jona, që une jam i bindur dhe e di vetveten dhe firmën time që s’e kam vënë asnjë gjë të tillë. Por këtu kam mendimin që nuk do të ketë asnjë procedim, asnjë mendim të dytë përveëse asaj të logjikës që ne duhet të jemi të lirë, nëqoftëse konstatohet që të dy firmat tona janë, nuk janë tonat, janë të falsifikuara me këtë. Prandaj kam mendimin që çdo gjë është e qartë dhe e zgjidhur. Nëqoftëse edhe ekspertiza që kemi dërguar sot del e njejtë me ekspertizën që unë jam i bindur në veten time që është një gjë e saktë dhe e njejtë./tvklan.al






Të ngjashme