Squid Game rrit shitjet e Vans me 7800%
Seriali trend i momentit, “Squid Game” ka shkaktuar rritjen e shitjeve të kostumeve në ngjyrë të gjelbër e të bardhë, si edhe të pantoflave Vans.
Këpucët e bardha , të cilat kushtojnë 50 dollarë, patën një rritje prej 7800% në shitje që prej daljes së serialit në platformën Netflix. Në listat e kërkimeve, renditja e tyre ka shënuar një rritje prej 97%.
Simpatizantët e serialit po përpqien të rikrijojnë veshjet e lojtarëve në thrillerin korean, ndërsa të tjerë kanë guxuar edhe më shumë pasi kanë zgjedhur të bëhen rojtarët. Këta të fundit veshin kostume të kuqe dhe maska me rrjetë. Kërkimet për kostume të kuqe janë rritur me 62%./tvklan.al