Stadiumi Olimpik në Fier që nuk u ndërtua kurrë – (7 Prill 2001)


Stadiumi Olimpik në Fier që nuk u ndërtua kurrë – (7 Prill 2001)

10:32 07/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Shumë pak vetë e dinë se rreth vitit 1989, në Fier nisi të ndërtohej një stadium i madh olimpik. Projekti parashikonte të mbaronte për tre vjet dhe kapaciteti i stadiumit olimpik të ishte 28 mijë tifozë, si dhe shumë anekse sportive, për futboll, volejboll, tenis etj. Por tani pas shumë vitesh, ajo çfarë ka mbetur është vetëm kjo fushë shumë e ngushtuar nga shtëpitë private që po ndërtohen ende në këtë truall.

Vetëm një vit u punua me aksion të përqendruar tipik socialist për ndërtimin e olimpikut të Fierit, ku u shpenzuan plot 741 milion lekë, por të gjitha i mori era me ndërprerjen e punës për shkak të tranzicionit. Tashmë në vendin ku do të ndërtohej stadiumi i vetëm olimpik ngrihen vila e pallate, duke ia prerë në mes përgjithmonë ëndrrën fierakëve./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme