Stadiumi që kushtoi 1.5 mld dollarë
Kushtoi 1.5 miliardë dollarë dhe një vit pas përfundimit të punimeve pritet të hapet për të pritur një ndeshje futbolli. Është stadiumi “Mercedes Benz” në Atlanta të Shteteve të Bashkuara që do të presë gjithashtu edhe ndeshjet e futbollit amerikan.
Është ndërtimi me modern për një impiant sportiv që do t’i japë mundësinë 50 mijë spektatorëve që të përjetojnë emocione në garat sportive. Është përdorur teknologjia e fundit në çdo detaj. Një dhomë e madhe kontrolli që komandon që nga dritat, ekranet gjigande, por edhe çatinë e stadiumit që hapet dhe mbyllet për vetëm 8 minuta. Në të gjithë strukturën për të bërë instalimet janë shtruar 6500 km fibër optike.
Impianti do të hapet për publikun këtë fundjavë. Ndërtuesit kanë menduar gjithçka për argëtimin e tyre. Veç 1800 pikave wireless, antenave të brendshme të telefonisë celulare, kanë arritur deri aty sa t’i ofrojnë vetë daullet me të cilat tifozët do të mund të krijojnë edhe koreografitë e rastit. Që tani stadiumi është caktuar të presë eventet më të mëdha sportive në Shtetet e Bashkuara.
Tv Klan