Stadiumi “Qemal Stafa” gati të mirëpresë ndeshjen Shqipëri-Angli (21 mars 2001)
Një javë përpara fillimit të ndeshjes së madhe mes Kombëtares Shqiptare dhe asaj Angleze në stadiumin “Qemal Stafa” kanë nisur përgatitjet. Janë duke u pastruar të gjitha ndenjëset dhe shkallëve të stadiumit. Postave po u vendoset rrjetë e re dhe fusha është kositur me teknologji moderne. Ky stadium përveç lojtarëve anglezë do të presë dhe 1100 tifozë të ardhur nga Anglia. Gjithçka për pritjen dhe akomodimin e tyre e ka menduar drejtoria e stadiumit. Medi Bushati, thotë:
“Ato do të vendosen në pjesën përballë të tribunës, do të jenë bllok me qëllim që të mos u krijojmë ndonjë mundësi konflikti dhe incidenti megjithëse nga të dyja palët, qoftë nga anglezët qoftë dhe nga ne, janë marrë të gjitha masat që çdo gjë të shkojë korrekt dhe mirë. Stabilizimi në këtë zonë është i shoqëruar dhe me shumë masa të tjera policore me të cilët ne jemi të bindur se nuk do të ketë incidente.“/tvklan.al