Star Wars, me një tjetër triologji
Në prag të publikimit të episodit më të fundit të “Lufta e Yjeve”, saga e njohur do të ketë një tjetër triologji, madje edhe një serial televiziv.
Krijimi dhe regjia e vazhdimit të sagës i është besuar regjisorit të episodit të ri, “Të fundit e Xhedi-t”, Rian Johnson.
Sipas shtëpisë së produksionit “Disney”, protagonistët në triologjinë e fundit dhe në serialin e frymëzuar në “Luftën e Yjeve” që pritet të dalë në ekran jo më afër se viti 2019, do të jenë të krejtësisht të rinj.
“Lufta e Yjeve” është në nga sagat më jetëgjatë në kinemanë amerikane. Ajo u krijua në vitin 1977 nga George Lucas. Aktorët kryesorë të episodeve të parë ishin Harrison Ford apo Carrie Ficher./Tv Klan