Starova i dëshpëruar fajëson fatin dhe gjyqtarin


Starova i dëshpëruar fajëson fatin dhe gjyqtarin

08:52 06/05/2017

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, vlerësoi lart lojën e skuadrës së tij ndaj Kukësit, dhe gjykoi se renditja e Superligës duhej të ishte e ndryshme. Trajneri i Kukësit, Gjoka, nga ana e tij u kënaq vetëm nga rezultati.

I mërzitur sa më s’ka që nuk mori dot atë që e quante të drejtë.

Sulejman Starova ishte një trajner i palumtur pasi Partizani i tij vetëm barazoi me Kukësin.

Ai dha opinionin e tij për kundërshtarin dhe për shanset për titull.

Partizani kërkoi gjyqtar të huaj, por duket se edhe slloveni Jug nuk e kënaqi.

Kukësi ndërkaq nuk e kënaqi trajnerin Gjoka./ABC News

 






Të ngjashme