
Statuja e Erdogan hiqet nga qyteti gjerman
Qyteti gjerman Wiesbaden ka hequr një statujë ari prej 4 metrash të presidentit të Turqisë pasi në sipërfaqe të saj u shkrua “Hitleri turk”.
Statuja e Rexhep Tajip Erdogan ishte e ngritur në një shesh si pjesë e festivalit të Arteve Bienale të Wiesbaden. Kjo shkaktoi konflikte mes mbështetësve dhe kritikëve të Erdoganit. Statuja u zhvendos mbrëmjen e së martës, shkruan BBC. Anëtari i këshilli të qytetit Oliver Franz tha për gazetën Wiesbadener Kurier tha se diskutimet ishin përshkallëzuar në përleshje fizike. Në marrëveshje me policinë e shetit, kryebashkiaku Sven Gerich vendosi që të hiqet statuja pasi nuk mund të garantohej më siguria.