Statuja që bënte selfie, hiqet nga qyteti se ishte e shëmtuar


Statuja që bënte selfie, hiqet nga qyteti se ishte e shëmtuar

18:38 01/06/2016

Një statujë e cila tregon dy vajza të reja që bënin në foto “selfie”, është hequr nga qyteza e Sugar Land, në Teksas, SHBA.

Arsyeja? Sepse sipas autoriteteve vendase ajo ishte e shëmtuar.

Kjo statujë ishte pjesë e një koleksioni me 10 statuja të tjera, që iu dhuruan qytezës nga një artist vendas.

E nëse mendoni se banorët kanë protestuar, kjo nuk ka ndodhur aspak.

Shumë prej tyre e quanin këtë statujë qesharake dhe e kanë cilësuar një gjest të mirë heqjen e saj, e por ka edhe nga ata që t’ju mungojë, sepse shfrytëzonin rastin për të bërë një foto./tvklan.al

 






Të ngjashme