Statusi i deputetit (16 Qershor 1999)
Deputetët socialistë do të diskutojnë për projektstatusin e deputetit. Ndërkohë që mbledhja e grupit parlamentar socialist ka vazhduar për më se tre orë gazetarët nuk janë lejuar të kontaktojnë me politikanët madje janë detyruar me forcë të qëndrojnë larg njerëzve hallexhinj që presin pas hekurave të Kryesisë së Kuvendit. Në Projektstatus parashikohet rrogë prej 660 mijë lekë të vjetra për deputetët që shtohet dhe me 200 mijë lekë të vjetra nëse deputetët marrin pjesë rregullisht në seancat parlamentare.
Për çdo pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare ju shtohen edhe 10 mijë lekë të vjetra. Deputetët që kanë munguar për 6 muaj në Parlament marrin gjysmën e rrogës. Në status parashikohet leje 30 ditore, pajisje me pasaportë diplomatike deri në 3 vjet pas mbarimit të mandatit të deputetëve. Deputetet nuk i nënshtrohen kontrollit doganor dhe detyrimeve doganore. Ato përfitojnë instalimin e lidhjes telefonike dhe pagesën me tarifa të ulët të impulseve. Nëse sëmuren ato kurohen jashtë vendit me fonde shtetërore./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame