Statusi i ushtarakut,ushtarakët kërkojnë pension të parakohshëm (3 Shkurt 1999)


Statusi i ushtarakut,ushtarakët kërkojnë pension të parakohshëm (3 Shkurt 1999)

12:45 03/02/1999

Ushtarakët e liruar i kërkojnë Qeverisë pension të parakohëshëm në bazë të statusit të premtuar të ushtarakut. Përfaqësuesit e shoqatave të ushtarakëve të liruar fajësojnë Ministrinë e Rendit dhe të Mbrojtjes, të cilat vetëm një muaj pas premtimit të Majkos, nuk kanë bërë asgjë. Në lidhje me statusin e ushtarakut flet Zyhdi Kroi, kryetari i shoqatës së ushtarakëve të liruar.

Zgjidhja të jetë vetëm ligjore. Pra në Parlament të kalojë një ligj për këtë qëllim. Ne nuk pranojmë zgjidhje me vendime qeverie sepse me vendime qeverie na e dhanë në 1992 dhe me vendime na i hoqën. Ne i qëndrojmë mendimit se të gjithë ushtarakët që kanë 15 vite shërbim burri dhe 12 vite gruaja, t’u njihet e drejta e pensionit të parakohëshëm. Ky është ligji i vitit 1991 i statusit të ushtarakut. Pra ne si shoqatë nuk kërkojmë as privilegje, as lëmoshë, por vetëm zbatimin e ligjit nga kushdo pushtetar që është apo që do vijë më vonë.” /tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme