Stefano Pioli trajner i ri i Inter
Stefano Pioli do të prezantohet të mërkurën si trajneri i ri i Interit. Për të ka një kontratë deri më 30 qershor të 2018. Pasi ka kaluar 2 orë e gjysmë me avokatin e Interit, tekniku pritet të firmosë sot zgjidhjen e kontratës së mëparshme që kishte me Lazion.
Për ekipin kryeqytetas kjo përbën një kursim pre 2.5 milionë eurosh, që i detyroheshin trajnerit dhe stafit të tij.
Me kontratën e re me Inter, Pioli do të përfitojë 1,4 milionë deri në fund të vitit, ndërsa sezonin e dytë 2 milionë.
Mësohet se në kontratë ekziston edhe klauzola e zgjidhjes së marrëveshjes në rast se Inter do të mendojë për një trajner tjetër në fund të këtij sezoni.
Edhe pse duket larg, derbi me Milanin që do të luhet më 20 nëntor do ta impenjojë së tepërmi teknikun që do të njihet me ekipin për herë të parë në seancën stërvitore të së mërkurës. Deri më 3 prill të këtij viti ai drejtonte Lazion./ TV KLAN