Stërvitja e policisë ushtarake në Korçë – (9 Dhjetor 2000)


Stërvitja e policisë ushtarake në Korçë – (9 Dhjetor 2000)

16:05 09/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Një stërvitje e vështirë e përafërt me kushtet reale të lirimit të objekteve të zëna me forcë nga elementë kriminal, u krye nga efektivi i policisë ushtarake, pranë divizionit ushtarak të Korçës. Pushtuesit e godinës janë ende në gjumë, kur objekti rrethohet dhe u bëhet thirrje të dorëzohen. Befasia krijon epërsi të forcave të policisë ushtarake. Elementët e inkriminuar rezistojnë jo vetëm duke qëlluar me armë, por edhe me granata dhe në fund pushtuesit e godinës detyrohen të pranojnë humbjen.

Shefi i rajonit të policisë ushtarake, kolonel Guri Pejo, që drejtoi këtë stërvitje deklaron:

Kolonel Guri Pejo:- “Kjo ishte një stërvitje e radhës, sipas programit vjetor që kishte policia ushtarake e Korçës, ku bëhet fjalë për një operacion për lirimin e objekteve të kapur përkohësisht nga pronarët, të cilët hezitonin ta lironin dhe ne më në fund morëm këtë operacion ku spikati lirimi i këtij objekti dhe kapja e personave të inkriminuar”./tvklan.al






Të ngjashme