Stërvitja italo-shqiptare – (28 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pas një prezantimi të shkurtër të etapava të stërvitjes në praninë e gjeneral Frizones komandanti i trupave të Natos, dhe kolonel Qatip Aliaj drejtor i drejtorisë së stërvitjes në Ministrinë e Mbrojtjes Shqiptare. Sot paradite nisi stërvitja e përbashkët mes ushtrisë shqiptare dhe asaj italiane, e quajtur “Autokolona e Miqësisë ’99”.
E organizuar në kuadrin e Natos në intinerarin Durrës-Pukë-Kosovë, ajo përfshin rreth 50 automjete të tipeve dhe tonazheve të ndryshme. 150 ushtarak shqiptar dhe italian, si dhe pesë helikopterë. Kjo stërvitje është e ndarë në disa faza ku nga më kryesoret janë ato të ngritjes së pikave të kontrollit nga policitë ushtarake dhe italiane, vënia nën kontroll e rrugëve si nga ajri ashtu edhe nga toka, kontrolli i urave dhe vendeve të tjera të rrezikshme.
Ndërsa në qytetin e Pukës ishte organizuar një pikë tranziti me të gjitha elementet e nevojshme si pika servisi, pika furnizimi me karburant, ambjentet e ngrënies dhe të pushimit të gjitha sipas parametrave të Natos. Kjo stërvitje do të vazhdoj tre ditë dhe do ti shërbej rritjes së nivelit profesional të ushtarakëve të të dy vendeve tona./tvklan.al