Stërvitja Ushtarake në Portin e Durrësit (2 Shtator 1999)


Stërvitja Ushtarake në Portin e Durrësit (2 Shtator 1999)

10:11 02/09/1999

Rojet bregdetare shqiptare demonstrojne një mësim praktik për të parandaluar trafiqet ilegale dhe kontrabandën detare. Ka qënë ky qëllimi i ministërvitjes të zhvilluar sot në pjesën ushtarake të Portit të Durrësit nga rojet bregdetare amerikane dhe forcat tona detare. Janë pesë motovedeta të shpejta të dhuruara prej 6 muajsh nga amerikanët për njësinë e re të përfshirë në Flotën Ushtarake Detare Shqiptare.

Po zhvillohet një kurs trajnimi nga ushtarakë amerikanë për oficerët e nënoficerët e kësaj njësie të re detare shqiptare. Qëllimi është që rojet detare shqiptare të ruajnë vetë kufirin e tyre. Në ministërvitjen e sotme morën pjesë Sekretari i Shtetit për Integrimin Euroatlantik Maqo Lakrori, Zëvëndës Ministri i Mbrojtjes Ilir Boçka, i Ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë Rejmond Shnajder dhe përfaqësues të Ministrisë së Rendit.

Lufta ndaj fenomenit të kontrabandës dhe trafikut të paligjshëm të klandestinëve është një mision i ri që organet kompetente shqiptare po kryejnë vitet e fundit./tvklan.al






Të ngjashme