Stërvitje në heshtje e kuqezinjve
Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e parë pas disfatës së thellë me Skocinë.
Një seancë që nisi me Christian Panuccin që grumbulloi lojtarët në cepin e fushës sa më larg gazetarëve.
Trajneri foli me ta për rreth 15 minuta dhe komunikimi ishte me tone të larta. Shqipëria ka nisur kështu përgatitjet për miqësoren e 20 Nëntorit me Uellsin.
Tv Klan