Steve Bannon largohet nga drejtimi i “Breitbart News”
Ish-këshilltari i ngushtë i Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon ka hequr dorë nga drejtimi i medias “Breitbart News”.
Bannon ishte drejtori ekzekutiv i “Breitbart News” që prej vitit 2012, media kjo që njihet për qëndrime të djathta.
Breitbart publikoi një deklaratë ku thotë se kjo media dhe Steve Bannon “do të punojnë për një tranzicion të qetë”. Ndërsa vet Bannon tha se është krenar për arritjet kësaj media në një kohë të shkurtër.
Largimi i tij nga drejtimi i kësaj media vjen pas furtunës së ngritur në lidhje me librin e botuar së fundmi për Donald Trump, ku Steve Bannon kritikon djalin e presidentit amerikan.
Steve Bannon ishte një nga ndihmësit më të besueshëm të Donald Trump dhe u shkarkua nga detyra e strategut të “Shtëpisë së Bardhë” para disa muajsh.
Ai ka folur në librin “Fire and Fury” ku flet për presidencën e Trump. Bannon citohet të ketë thënë në libër se djali i Donald Trump është takuar në Nju Jork me disa rusë gjatë fushatës presidenciale amerikane 2016, në lidhje me çështjen e email-eve të Hillary Clinton.
/tvklan.al