Stilistja që veshi Rihanën


Stilistja që veshi Rihanën

16:01 20/10/2017

Guo Pei është stilistja më e njohur kineze, pasi ka veshur Rihanën disa herë në evente të ndryshme. Dizenjuesja kishte punuar për 30 vite, por emri i saj mori  famë vetëm në vitin 2015, kur Riri hyri në tapetin e kuq me një fustan mbretëror.

Ajo thotë se gjetja e famës përmes një veshjeje të vetme ishte “krejtësisht e papritur” – veçanërisht mënyra se si u përhap në internet përmes etiketimeve si një omletë.

“Kur kisha në mend këtë dizajn, unë po mendoja një grua që mund të mbajë peshë në krahët e saj. Është një fustan që ajo ka për ta udhëhequr, si ajo mund të udhëheqë  të gjithë botën. Gjithmonë kam një grua të tillë në mendje. “

Ajo ka lindur në Pekin dhe e frymëzuar nga kultura kineze gjithmonë krijon veshje shumë të veçanta. Gjatë 20 viteve të fundit, 50 vjeçarja është përqëndruar te veshjet e stilit mbretëror. Ato kushtojnë rreth £ 500,000 dhe zakonisht shiten në elitën e Kinës.

 

Klan Plus






Të ngjashme