Stina e dimrit vështirëson kullotjen e bagëtive – (20 Nëntor 2000)


Stina e dimrit vështirëson kullotjen e bagëtive – (20 Nëntor 2000)

09:19 20/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ardhja e stinës së dimrit shënon edhe fundin e kullotjes së bagëtive me barë të njomë. Me rënien e ngricave të para të dimrit, këto bagëti nuk do të kenë më ç’të hanë nëpër fusha e lëndina, pasi bari thahet plotësisht. Ka kohë që fshatarët po përgatiten për sigurimin e bazës ushqimore, të bagëtive. Një nga ushqimet bazë që përdoret për bagëtitë në dimër është bari i thatë që ruhet në këta mullarë.

Ky është Tasim Xhabrahimi nga fshati Sauk i Tiranës edhe ai ka kohë që është përgatitur për dimërimin e bagëtive. Mungesën e barit të thatë fshatarët mundohen ta kompensojnë me blerjen e himeve, por një kuintal hime kushton 2200 lekë, kështu që fshatarët shpresojnë që pranvera e ardhshme të vijë sa më shpejtë./tvklan.al






Të ngjashme