Stjuardesa largohet nga puna për shkak të këngëtares shqiptare
Një stjuardesë e kompanisë ajrore “Virgin Atlantic” është detyruar të largohet nga puna pasi kishte bërë komplimente publike për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Charlotte Whittingham 25 vjeç nga Britania e Madhe, i kishte shërbyer Rita Orës gjatë fluturimit në klasin e parë nga Londra në Los Angeles, SHBA. 25-vjeçarja ishte emocionuar dhe i kishte thënë të dashurës së saj Stacey McClean se Rita Ora ishte si një pikturë dhe se ishte me fat që i kishte shërbyer këngëtares shqiptare. Më pas, Stacey e kishte postuar në Facebook faktin se e dashura e saj kishte takuar këngëtaren e famshme. Dy javë më vonë, shefat e kompanisë ajrore i thanë stjuardesës se duhet të jepte dorëheqjen ose të përballej me procedurat disiplinore që kishte folur në Facebook për një udhëtare të klasit të parë, shkruan “The Sun”.“Kam qenë gjithmonë e përgjegjshme për të mos përmendur kompaninë Virgin. Kur e dashura ime bëri një status se sa me fat isha që ndodhesha në fluturim me Rita Orën, thjesht komentova se sa e bukur është ajo. Kompaninë Virgin nuk e përmenda. Unë thjesht shkruajta se ajo dukej si një pikturë, ajo ishte kaq e bukur, sepse ishte shumë e përsosur”,
thotë 25-vjeçarja Charlotte Whittingham. Një zëdhënës i kompanisë ajrore tha për “Daily Mail” se respektojnë privatësinë e punonjësve dhe të klientëve të tyre, prandaj nuk mund të komentojnë asnjë situatë specifike./tvklan.al