Stokholm, autori pranon sulmin terrorist
Rakhmat Akilov, 39 vjeçari nga Uzbekistani, që shkaktoi sulmin terrorist në Stokholm ka pranuar përgjegjësinë në gjykatë.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Johan Eriksson, pas seancës të zhvilluar ditën e sotme në gjykatën e Stokholmit duke konfirmuar edhe dyshimet e autoriteteve suedeze.
Nga sulmi terrorist 4 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën, pasi kamioni i cili drejtohej nga Rakhmat hyri në një pedonale në mes të kryeqytetit.
Rakhmat Akilov mësohet se është një ish-azilkërkues, të cilit i ishte refuzuar e drejta për azili pasi kishte mashtruar autoritetet. Mediat vendase raportojnë se ai kishte gënjyer, duke u hequr si i dhunuar në Uzbekistan. /tvklan.al