“Stop”: Dorëhiqet kryebashkiaku i Vorës


“Stop”: Dorëhiqet kryebashkiaku i Vorës

20:30 25/11/2020

Një ditë më parë “Stop” skanoi, atë, se çfarë ka ndodhur me bashkinë e Vorës dhe ndërrimin e 3 kryetarëve në këtë bashki për çështje interesash të ngushta.

Posti i kryetarit të bashkisë së fundi i kaloi biznesmenit Shefki Karamuca, pas dorëheqjeve të kryetarit Brahimaj dhe nënkryetares Laureta Omeri. Kryetari i tretë brenda vitit i Vorës, Shefki Karamuça, sapo mori postin, nisi të ndërtojë objektin e tij privat ngjitur me bashkinë dhe sipas informacioneve ky objekt është pa leje.

Veç kësaj, stafi i firmës private të Karamuçës, është punësuar në Bashkinë e Vorës. Pas transmetimit të emisionit të martën, u mësua, se edhe Karamuça është dorëhequr nga posti i kryebashkiakut të Vorës.

 “Informacioni që kryetari i Bashkisë së Vorës ka dhënë dorëheqjen pas investigimit të emisionit “Stop” është i saktë. Madje kemi mësuar se zoti Karamuça është thirrur në kryeministri nga kryeministri Edi Rama dhe ka paraqitur dorëheqjen”, tha gazetari i Stop, Genci Angjillari.

/tvklan.al






Të ngjashme