STOP/ Drejtoria e Burgjeve: Pezullim për komisarin që u filmua duke marrë para
Pas pamjeve të publikuara ne emisionin investigative STOP në Tv Klan, ku punonjësi i Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale IEVP Peqin, komisar Behar Kola me detyre Përgjegjës i Grupit te Sigurisë dhe Shoqërimit shfaqet duke marre ryshfet, ka reaguar menjëherë drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Në një njoftim për mediat thuhet se Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve Miklovan Kopani urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të punonjësit Behar Kola, si dhe kërkoi nisjen e menjëhershëm te procedurës së shkarkimit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon televizionin Klan dhe emisionin STOP për transmetimin e këtij rasti dhe inkurajon çdo media që të jetë krah nesh për luftimin e të tilla rasteve sa të paligjshme aq dhe të papëlqyeshme.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani gjen rastin dhe njëherë që t’i bëjë thirrje çdo punonjësi të sistemit penitenciar që të zbatojë me rigorozitet vetëm ligjin në respekt të punës dhe institucionit
.
Tv Klan