Stop – Emisioni 20 Shtator 2021 (sezoni 7)
Ne Korcen e serenatave/ Qytetaret: Sot vajzat nuk mjaftohen me serenata.
Jemi në Korcë, në qytetin e serenatave, sic është pagëzuar.Në intervistat me humor, vetë banorët e këtij qyteti,thonë, se tani vajzat e reja nuk mjaftohen vetëm me serenata, pasi gjithcka është bërë më materiale. Sa për shprehjen “o korcare, o hic fare”, duket se gratë Korcës bien dakord.
Selishte/ Drejtori i shkolles me te mesme, ZVA: askush nuk pranoi pozicionin.
Një vit më parë “Stop” transmetoi rastin e ish-drejtorit të shkollës Selishtë, i cili ishte paguar, rreth 4 muaj, duke qenë në Londër. Në atë kohë policia e Dibrës nisi hetimet për rastin dhe cështja u referua në prokurori. Por të gjithë zyrtarët dolën pa lagur nga kjo histori.Pas një viti kthehemi atje për drejtorin e ri,Rubin Kurti, i cili rezulton me shkollë të mesme.
Preu gishtat ne vendin e punes, prokuroria nuk nis procedim.
Në muajin korrik trajtuam rastin e një 20 vjecari,i cili u aksidentua në ambientet e punës, duke dëmtuar gishtat poshtë makinerisë së ndezur, që prodhonte kartona për pica.Pronari turk u përpoq ta fshehë ngjarjen e rëndë. Madje, në vend që ta ndihmontë të riun, e largoi atë nga puna.