STOP – EMISIONI 27 (SEZONI 2)
Nga përmbytjet në Lac në DAR-in e Gjirokastrës.
Shirat e natës së mbrëmshme shkaktuan sërish përmbytje në zonën e Lacit, ndërsa një qytetar humbi jetën. “Stop” transmeton pamje të përmbytjeve, që i kanë realizuar dhe sjellë në redaksi vetë banorët e Lacit.Më pas shkojmë në qytetin e Gjirokastrës, ku Lindita Rova është zgjedhur drejtoreshë e DAR pak ditë, pasi u anëtarësua në PS.Para se të merrte detyrën, ka patur një biznes veshmbathjesh, për të cilin në dokumenta ka shkruar, se ka dorëzuar numrin e niptit, ndërsa me shkrim dore, pretendon se i ka humbur…?!
Si tregtohet hashashi dhe drigat e tjera në lokalet e Tiranës.
“Stop” provoi të kuptojë, sesa i përhapur është konsumi i hashashit dhe drogave të tjera nëpër baret dhe lokalet e Tiranës. Në zonën e ish-bllokut në zemër të kryeqytetit, drogat gjendeshin fare lehtë. Mjafton ta kërkoje hapur një cigare hashash apo party me kokainë dhe cdo kamarier apo menaxher lokali ta siguronte. Në lokalin e parë, klineteve iu sigurua cigare hashashi dhe iu ofrua edhe kokainë, kur të vendosnin ta provonin. Në të dytin, një festë private me kokainë e droga të tjera.
Kronika e plotë:
Farka 5 ditë pa autobuza urbanë.
Prej 5 ditësh banorët e Farkës nuk kanë autobuzë urbanë, për të lëvizur.Ata thonë, se janë ankuar deri në bashki, por nuk kanë ende një zgjidhje.Administratori i zonës Mateo Shaba thotë, se e njeh problemin, por nuk ka kompetenca të ndërhyjë.Ai përmend certifikatën e transportit, që është detyrë e drejtoreshës së lincensimit Itena Ndroqi.Ndërsa administratori i autobuzëve të Farkës, Xhemal Plaku tregon se ka licensë deri në vitin 2020 dhe taksat e fundit i ka paguar para 10 ditësh. E derisa zyrat dhe institucionet të gjejnë gjuhën, banorët do të enden në kërkim të një zgjidhjeje transporti.