Stop – Emisioni 46 (sezoni 6)
Ne vend te lamtumires per Koco Devolen.
Mbylli sytë ditën e djeshme një prej ikonave të humorit shqiptar, Koco Devole. Ai u nda nga jeta, pasi gjendja e tij shëndetsore u përkeqsua, për shkak të infektimit nga covid 19.”Stop” i kushton një përshpirtje aktorit të humorit, regjisorit, skenaristit dhe karikaturistit Devole, i cili na dhuroi mijëra të qeshura gjatë jetës së tij të pasur artistike.
Kamera e fshehte/ Kaosi i tamponeve, pergjigja pas 10 ditesh ose humbet fare.
Coronavirusi duket se ka gjunjëuar sistemin shëndetsor shqiptar, duke nisur që nga faza e parë, marrja e tamponëve dhe përgjigja e tyre shumë e vonuar.Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon, se për tamponin e datës 25 tetor, duhet pritur 10 ditë për të marrë përgjigjen.Një tjetër qytetareje nuk i gjendet tamponi fare dhe pas 11 ditësh i thonë, që ta përsërisë, se nuk është marrë mirë.Një berber tregon, se ka 10 ditë, që ka bërë tamponin e nuk ka marrë përgjigje dhe gjithë këto ditë ka patur shumë kontakte me klientë të tij.Gjithë kjo situatë rrezikon, jo vetëm personat, që i janë nënshtruar tamponit, por edhe gjithë kontakteve të tyre, duke përhapur me shpejtësi koronavirusin në vend.
Nuk kishte age per mjekimin, shqiptare nga gjithe bota ndihmojne Sabri Ceken.
Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e qytetarit nga Elbasani Sabri Ceka, i cili denoncoi mungesën e ageve, nëpërmjet të cilave, ai merr medikamentet për sëmundjen e rrallë që ka, Hemofili A, një sëmundje gjaku.Pas transmetimit të shqetësimit, Stop pati reagime të shumta nga institucione e qytetarë. Vetë Sabri Ceka, shprehet, se i kanë shkruar në facebook, 2 mjekë nga Mati, njëri prej të cilëve i premtoi sigurimin e ageve për një vit. Një zonjë, që jeton në Gjermani, i është ofruar për ta ndihmuar, Familja Kacani nga Fieri,i është gjendur me 19 age. Infermierja Brikena nga Malta me 22 copë të tilla.Po kështu Spitali i Elbasanit i ka siguruar 4 age.Përvec ageve,infermierja sjell si risi dhe tekniken e re mjeksore, për vendosjen e portit, e cila nuk sforcon organizmin dhe kursen age. Kjo teknike mundëson, që një age të qëndrojë 7 ditë në trup, pa qenë nevoja, që pacienti të shpohet 2 herë brenda javës.