Stop – Emisioni 63 (sezoni 6)


Stop – Emisioni 63 (sezoni 6)

21:02 02/12/2020

Grafiku i mesimit on line/ Mesuesi i etikes flet turqisht me nxenesit.

Pak ditë më parë ministrja e arsimit Evis Kushi, njoftoi se mësimi do të bëhet I alternuar në klasë dhe on line. Në shpjegimin e saj, ministrja foli për javë teke e cifte e ditë teke e cifte, në të cilat nxnënësit, do të ndiqnin mësimin nga klasat apo nga shtëpia. Ne sjellim një grafik orari, i materializuar në bazë të direktivave të Ministrisë së Arsimit.Mësuesi i etikës pranë shkollës private Maarif në Tetovë të Maqedonisë Imeri Hayyul është filmuar duke folur me nxënësit në turqisht, edhe pse shkolla është e regjistruar si institucion arsimor në gjuhën shqipe.Prindërit janë ankuar dhe thonë, se mësuesit shqiptarë po zëvendësohen gjithmonë e më shumë me shtetas turq.

Tirane/ Nje vit pas termetit i kerkojne te dalin nga shtepia, raporti plot gabime.

Ndonëse ka kaluar 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit, për pallatin 407 tek njësia 4, rruga e Dibrës, banorët thonë, se nuk kanë pasur dëme dhe asnjë problem deri para dy javësh. Në këtë kohë u vjen një shkresë nga njësia 4, ku pretendohet, se pallati është shumë i dëmtuar dhe i vlerësuar me DS4 dhe banorët duhet të dalin nga shtëpitë e të marrin bonus qiraje.Në raportin e siguruar, inxhinierët e institutit të ndërtimit, Dhimitër Papa dhe Kristaq Kali, kanë bërë gabime në të dhëna, pasi sipas koordinatat i referohen një pallati në Surrel dhe jo te rruga e Dibrës. Madje nuk korespondojnë as katet, as materiali i tullave dhe asgjë tjetër.Për këtë problematikë, vemë në dijeni kryetaren e njësisë  administrative 4, Liri Qoshi, e cila pasi njihet me rastin, thotë, se do t’i cojë shkresë institutit, që të rishikojë vlerësimin.Më pas flasim menjërin nga inxhinierët e ekspertizës, Dhimitër Papa, i cili këmbëngul, se bëhet fjalë për lapsus, por vlerësimi nuk ndryshon.Në fund ai thotë, se do të tërhiqet nga rasti dhe vlerësimin le ta bëjnë kolegë të tjerë.

Paskuqan/ 300 invalide pa pagesen e permuajshme, nuk kane para per buke.

Problematika e radhës na ka cuar tek Njësia Administrative Paskuqan, pasi 300 persona me aftësi të kufizuara, cdo muaj marrin pagën e invaliditetit. Mirëpo nga data 22 nëntori deri më sot ata nuk e kanë marrë pagesën e tyre.Në njësinë administrative thonë, se nuk kanë gjë në dorë dhe pagesa varet nga shërbimi social. Vetë invalidët thonë, se janë mbytur në borxhe dhe nuk kanë para për t’u ushqyer e për të marrë ilacet. Ne pyesim Shërbimin Social Shtetëror për këtë rast.Xhulja Musta, Zëdhënësja e Shërbimit Social, pasi gazetarja e vë në dijeni për këtë problem, bisedon me eprorët e saj dhe thotë që vonesa është shkaktuar, pasi fondi nuk ka kaluar nga Ministria e linjës. Sipas saj, ky problem do të zgjidhet në pak ditë.






Të ngjashme