STOP – EMISIONI 87 (SEZONI 3)
17 festa në 2017-ën..?! A jemi popull festiv?…
Vetëm në vitin 2017 qytetarët shqiptarë festuan plot 17 ditë festa zyrtare, pa numëruar rastet, kur festat kanë rënë në fundjavë dhe pushimi ka vijuar edhe të hënën. Renaldo ka realizuar intervista për sensin e festave dhe shumë nga qytetarët shprehen, se ka festa, por ato duan para dhe këto të fundit mungojnë…
Fati në filxhan…? Mos i humbisni këshillat e dy “fallxhoreve”.
Të gjithë kemi kuriozitet për të mësuar mbi të ardhmen, sidomos në fillim-viti.Por kur je para një dileme, apo vendimarrje të vështirë, kureshtja të con edhe të shohësh filxhan. Qytetarja jonë ka shkuar në dy “fallxhore” në qytetin e Elbasanit, pasi u ka dalë nami, se shohin mirë dhe gjejnë gjëra…Vajza jonë është beqare, por i thotë, gruas, që sheh filxhan, se po ndahet nga bashkëshorti. Përgjigja është legjendare: vajza mund të jetë shtatzënë, ndaj të mos i nisë procedurat e divorcit?!…Në rastin e dytë të “fallxhores” alternative, vajza i thotë, se i ka rënë në kokë për Taulant Ballën, por “vizionarja” i këshillon të shohë të tjerë zyrtarë, që i vijnë rrotull në parti, edhe pse vajza nuk ka parti…!!!
Biseda mes Fallxhore dhe qytetareve:
Qytetarja – Ky ka ikur, ka vite, që ka ikur.
Manzë, soba e shkollës në shtëpinë e drejtoreshës së “Hasan Gjyzeli”.
Qendra ekonomike e arsimit në Manzë i pajisi me soba të reja shkollat e zonës. Por njërës prej tyre duket se “ia vuri syrin” drejtoresha e shkollës “Hasan Gjyzeli”. “Stop” verifikoi situatën, bashkë me inspektoren Lindita Muhedini në të gjitha shkollat dhe përvec “Hasan Gjyzeli”, sobat ishin në punë. Drejtoresha Fiqerete Gjoka, pranoi se soba kishte ndenjur që në gusht në shtëpinë e saj, pasi në shkollë kishte probleme tubacionesh…
Zbardhje e bisedës: