“STOP”/ Ja çfarë ndodh në një dyqan ku tregtohet mish
Në qytetin e Pogradecit tregtimi i produkteve të mishit lë shumë për të dëshiruar. Kjo pasi në disa pamje të sjella në emisionin “STOP”, përveç kasapit apo tregtarit, me mishin “merren” edhe qentë endacakë të cilët hyjnë në dyqan, ushqehen me mish dhe më pas ky produkt u shitet qytetarëve.
Ky nuk është rasti i vetëm që emisioni investigativ denoncon raste të tilla, ku vërehet një mungesë e theksuar e kushteve higjieno-sanitare, pasi vetëm pak kohë më parë u transmetuan raste të ngjashme siç ishte tregtimi i peshkut në një treg të improvizuar në rrugë në qytetin e Shkodrës, helmimi i qytetarëve në Tiranë për shkak të mungesës së këtyre kushteve, në një nga restorantet më të frekuentuara në zonën e bllokut, “Artigiano”, apo transporti i produkteve të mishit pa kushtet frigoriferike drejt qytetit të Elbasanit. Raste këto të cilat bëhen burim i shumë sëmundjeve duke vrarë drejtpërdrejt konsumatorin shqiptar, i cili ndihet i pasigurtë në atë çfarë konsumon./tvklan.al