“Stop”/ Jo vetëm seks, korrupsion… Gjyqtari kërcënon me jetë qytetaren


“Stop”/ Jo vetëm seks, korrupsion… Gjyqtari kërcënon me jetë qytetaren

20:52 27/10/2016

Në sistemin e drejtësisë në Shqipëri nuk ka vetëm seks, por edhe shumë korrupsion e kërcënime. Në pjesën e fundit të regjistrimit audio, e publikuar në emisionin “Stop” në Televizionin Klan, kreu i gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, i tregon qytetares, sesi të veprojë në Apel, sa para të japë, se ndryshe nuk e fiton dot çështjen.

Qytetarja – Të lutem shumë, më sqaro pak si të bëj në apel?

Gjyqtari – Siç bëre në Shkallë të Parë.

Qytetarja – Të marr atë, që mora në shkallë të parë?

Gjyqtari – Po ç’të të them unë? Di unë ç’do marrësh ti? Dërgo avokatin aty, të flasë me gjyqtarin, ç’mund të bësh. Po ai, s’të lë ai gjyqtar. Ik, ke muhabet me atë gruan e tij?

Qytetarja – Me Lonën?

Gjyqtari – Motra ka muhabet me atë?

Qytetarja – Po ka muhabet me atë.

Gjyqtari – Ik, zëre atje, jepi lekët Lonës, të blejë truallin.

Qytetarja – T’i jap lekët ? Ku t’i gjej lekët?

Gjyqtari – Pa lekë s’ta jep ai.

Qytetarja – Si s’ta jep pa lekë ai? Po sa lekë duhet t’i jap?

Gjyqtari – Po ku di unë, unë s’jam ai tani. Ti bën ca pyetje ore, për Zotin.

Qytetarja – Po ç’ja fut kot. Po mirë ore, ti e ke një ide, se unë …

Gjyqtari – Po ku kam idera.

Qytetarja – Se unë kam hall, që të pyes kot.

Gjyqtari – Po ç’idera ? Do vejë avokati, do bisedojë me të dhe të thotë, di unë c’idera kam unë . Sikur janë pantallona. I blejmë 70 mijë lekë, ju vënë tvsh shtatë herë 20 , 84 edhe 6 do t’i fitojnë 90 mijë lekë. Di unë, se ç’muhabete kanë ata?

Gjyqtari – Po nuk mbaj mend tani me hollësi, se unë e kisha mendjen për tjetër punë.

Qytetarja – Për ç’punë e kishe mo Guxim?

Gjyqtari – E kisha për ashtu…

Qytetarja – Të më pëlqeje mua.

Gjyqtari – E.

Qytetarja – Tani s’më pëlqen më edhe ndaj s’mi thua?

Gjyqtari – Po normal. Kështu është bota, interes.

Qytetarja – Çfarë thua?

Gjyqtari – Po re, se kapitalizëm tani. Mbaje mend tani. Mbaje mend tani, s’ka…

Qytetarja – Këtë shprehje mbaje mend, që bota është interes.

Ndërsa gjyqtarja Blerta i thotë, se e mori vendimin në disfavor të saj, për shkak, se e kishin njoftuar nga KLD-ja, se do t’i vinin kontroll për këtë dosje.

Blerta– Troç fare, unë nuk e bëra, se ajo filloi me letra.

Qytetarja – Me ankesa.

Blerta– Filloi me ankesa edhe mua më erdhi sinjal nga shoqja ime, që e kam në KLD. Tha: Blerta do vijnë për filan dosje. Dhe ma thotë, ja po të gënjej për shpirt të atij, dhe më thotë: të lutem tha, që ta mbyll unë, se do vij unë, që ta bëj kontrollin e dosjes. Jepe në favor të saj, ta mbyllim.

Blerta– Telendare. E bëjnë, se është telendare, nuk e bëjnë, se I shikojnë letrën. Kupton? Mua katër herë më ka kërkuar ministria, tre herë ma ka kërkuar KLD-ja këtë.

Qytetarja – Dosjen.

Blerta –Shtatë herë të mira, po e po. Shtatë herë të mira. Të premten dhashë vendim , ditë e premte ishte? Unë të hënën isha në seminar.

Qytetarja – Të premte, data 27.

Blerta–Të hënën kishin ardhur, kishin marrë dosjen. Mirë, që kisha bërë edhe vendim , kisha bërë edhe kopjen e vendimit. Më tha ajo shoqja mua, si do ikësh ti tha. Ne do vijmë për kontroll për filan dosje. E unë e shpall nesër, i thashë unë. Të lutem, më tha mua, të lutem, se nuk durohet. E kupton?

I gjithë ky skandal mbyllet me kërcënimin me jetë që Guximtar Boçi i bën qytetares, kur kjo e fundit i thotë, se e ka regjistruar…

Qytetarja– Mbaje cik makinën, mbaje!

Gjyqtari – Do bësh gruan xheloze.(i thotë taksistit)

Qytetarja– S’ka problem. Dil cik më para, hap krahun.

Gjyqtari – Ca?

Qytetarja– Hap krahun më para. Hajde!

Qytetarja– Të erdhi mirë, që më the ashtu ?

Gjyqtari – Si?

Qytetarja – Ashtu siç ma bëre ti. Të tëra regjistrimet, që kam, të hënën i ke tek gazetarja. Hajt mirupafshim tashi.

Gjyqtari – Ti atë bën edhe…

Qytetarja – Ja të shohësh.

Gjyqtari – Bashkë do ndahemi me plumbat.

Qytetarja – Po.

Gjyqtari – Se unë të flisja në mirëbesim.

Qytetarja– Po ashtu do ndahemi.

Gjyqtari – O çupë , thirri mendjes.

Qytetarja– Ik.  /tvklan.al






Të ngjashme