STOP/ “Kartoni” lë pa provim dhe pa punë studentët e farmacisë
Studentët e Fakutetit të Farmacisë, që u diplomuan në korrik 2016 në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, i janë drejtuar emisionit “STOP” pasi nuk mund të japin provimin e shtetit më 5 janar. Arsyeja është se u mungon kartoni i diplomës.
Pa këtë provim, nuk ushtrojnë dot profesionin rreth 58 studentë. “STOP” flet për këtë shqetësim me farmacistë, studentë, presidenten e Urdhrit të Farmacistëve dhe Rektorin e Mjekësisë. Në fund duket, se është gjetur një zgjidhje, duke caktuar një tjetër datë në janar, për provimin e shtetit. Presidentja e Urdhërit të Farmacistëve, Diana Thoma, ngre shqetësimin për këtë çështje dhe thotë se ende nuk kanë marrë një përgjigje. “Urdhri i Farmacistëve, përderisa merr përsipër regjistrimin e këtyre kandidatëve në listat përkatëse dhe këto lista ia delegon AKP – së, e ka ngritur si shqetësim që në muajin tetor mospajisjen e këtyre studentëve me diploma. Fillimisht është një shqetësim i cili është ngritur pranë rektoratit dhe më pas është përcjellë në Ministrinë e Arsimit sepse ishim para faktit që këta studentë të tëra përcaktimet i kishin kaluar me sukses. Provimi i Shtetit organizohet dhe përcaktohet nga Ministria e Arsimit. Ishte ky institucion që ne i drejtuam pyetjen sesi do të procedohet me këta studentë. Sot e kësaj dite jemi në mungesë të kësaj përgjigjeje.”
Ndërkohë rektori i Universitetit të Mjeksisë, Arben Gjata në një bisedë telefonike me gazetaren e “STOP” thotë: "Rektori - Sa u ndava nga ministrja, thotë do hapi një sezon të ri për provimet e shtetit në janar. Do të marrin diplomat ... Gazetarja - Atëherë u hap? Rektori - Do hapim një sezon të ri, pra nuk do ta japim në datën 4, por besoj brenda... do ta japim brenda janarit. Do hapim një sezon të ri për këto provimet e shtetit. Gazetarja – Po. E morët konfirmimin nga Ministria e Arsimit? Rektori - Po, po, po. Me kë po merr? P.sh nga ministrja. Gazetarja – Profesor, jeni i disponueshëm të na jepni një intervistë? Rektori - Po s’jam mi xhan, jam super i zënë tani. Më kupton? Që të talleni ju, pastaj, kur të dilni aty. Se i dhashë nja dy orë intervistë për ato 20 minutat edhe filloni talleni pastaj, kur dilni aty tek "Stopi". Gazetarja – Jo absolutisht. Rektori - Se keni tall bythën, sa herë ju ka dashur qejfi. Po Sajmirin do ta takoj pak vetë do t’ia them. Gazetarja – O zotëri, tani nuk është... Rektori - Ne jemi, shiko tani në qoftë se ka një njeri më korrekt me ju dhe me të gjithë shtypin, unë kam qenë. Por që të tallni bythën, siç e keni tallur, ajo është e pafalshme. Gazetarja – Zotëri ne telefonojmë, themi kush jemi, paraqesim problematikën. Nuk ka të bëjë fare tallja. Rektori - Problematika, jo problematika. Gazetarja – Edhe gjuha, që po flisni ju, nuk është fare etike njëherë. Më vjen keq, ky fjalor, që përdorni. Rektori - Pse është etike, që të tallesh me njeriun, kur del në televizor? Gazetarja – Jo. Unë e di, që është e drejtë të trokas në derën tuaj në momentin, që më vjen një denoncim, një ankesë, një kërkesë. Rektori - Atëherë, atëherë. Gazetarja – Prezantohem kush jam dhe nuk flas fare me fjalor të tillë. Rektori- Atëherë nuk kam asnjë gjë me ju, se s’jam aty, ndërkohë ti po më kërkon një takim dhe unë do ta lë takimin, kur të kem kohë. Apo jo? Gazetarja – Në rregull! Unë e kam kërkuar tashmë takimin. Rektori - Atëherë e ke kërkuar takimin, kur të mbaroj, kur të kem kohë unë, do të lë takimin ty. Gazetarja – Në rregull! Megjithëse është e drejta me ligj, domethënë e drejta e informimit por.. Rektori - Edhe drejta e informimit, e drejta e informimit mund ta marrësh me shkrim, edhe mund të sqaroj me shkrim, për gjithë çështjet që ke. Gazetarja – Po sigurisht, është detyra juaj mbi të gjitha. Rektori - Jo detyra ime është mbi të gjitha, që t’ju sqaroj me shkrim. Mund të jap intervistë, mund të mos jap intervistë dhe kjo është e drejta ime. Apo jo? Gazetarja – Në rregull. Rektori - Atëherë është e drejta ime jap apo s’jap. Të jap apo të mos jap intervistë me gojë. Gazetarja – Po duhet të më sqaroni, është e drejta e informimit. Se unë vij trokas, kam këtë paqartësi. Ligji parashikon... eprori... Rektori - Atëherë çfarë paqartësie që ke bëje me shkrim, atë çfarë ankese ke dhe çfarë paqartësie ke dhe ne t’i shpjegojmë me shkrim. Gazetarja – Po në rregull me shumë dëshirë madje. E doni edhe korenspodencën me email, me shumë dëshirë. Rektori - Jo, moj jo, na e ço me shkrim, leje me shkrim tek sekretarja. Do të sqarojë ......... Gazetarja – Sapo isha tek sekretarja, ja kam lënë takimin, numrin dhe çështjen e ankesës. Rektori - Atëherë midis takimit dhe zgjerimit janë dy gjëra të ndryshme. Ju filloni çfarë ankese keni dhe ne do t’ju sqarojmë me shkrim. Gazetarja – Sigurisht! E lashë edhe tek sekretarja. Rektori - Patjetër xhan. Gazetarja – Të përshëndes! Rektori - Të përshëndes dhe unë! Hajt!" / tvklan.al