STOP/ Ndodh në Shqipëri, i vdekur në 1989 i merr pronën në vitin 2002


STOP/ Ndodh në Shqipëri, i vdekur në 1989 i merr pronën në vitin 2002

21:29 05/07/2016

Pronat janë një problem prej vitesh në Shqipëri. Pavarësisht se kanë shkaktuar qindra viktima dhe shumë të tjerë janë akoma në dyert e gjykatave, historitë vazhdojnë. Rasti më i veçantë i denoncuar në emisionin investigativ “Stop”, në Televizionin Klan, tregon se si një i vdekur ka marrë pronën e dikujt tjetër. Kjo ngjarje e paprecedent është denoncuar nga zoti Bezhani.

prona 2

Ai ka thënë se pronën e trashëguar, që nga koha e Zogut, ia ka marrë një i vdekur në vitin 1989. Më e çuditshmja është se noterinë e ka bërë në 2002 dhe në deklaratë noteri shkruan se e ka parë, të ndierin Thanas Strakosha.

prona 3

Përfaqësuesi ligjor i zotit Bezhani, një jurist italian, e quan të çuditshëm rastin. Nga ana tjetër edhe në në hipotekën e rrethit të Vlorës nuk kanë as certifikatë apo dokument tjetër për të vdekurin, Thanas Strakosha. Me ndërhyrjen e gazetarit të emisionit “Stop”, prokuroria ka regjistron një kallëzim të ri penal, pas 10 vitesh për këtë çështje.

/tvklan.al






Të ngjashme