STOP/ Në plazhin e Golemit ujërat e zeza ngatërrohen me ato të ëmbla


STOP/ Në plazhin e Golemit ujërat e zeza ngatërrohen me ato të ëmbla

21:23 28/04/2016

Në episodin e sotëm të emisionit investigativ “STOP” është denoncuar problematika e ndotjes së plazhit të Golemit nga ujërat e zeza. Kjo zonë, edhe pse në prag të sezonit turistik 2016, duket se ende nuk është e përgatitur për të pritur turistët, pasi ujërat e zeza vijojë të dredhen në det.

3

Pamjet e transmetuar nga STOP tregojnë një kanal të madh të ujërave të zeza që shkarkohet në det.

Qytetarët dhe bizneset lokale të kësaj zone shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë çështje. Ata thonë për se gjendja është si mos më keq, por nuk kanë çfarë të bëjnë.

Sikur të mos mjaftonin ujërat e zeza që derdhen në det, edhe vija bregdetare e Golemit është e mbushur me mbeturina.

Qytetarët, që kanë ngritur bizneset e tyre në këtë zonë, shprehen se kishin shumë shpresa që Kryetari i Bashkisë Golem të ndryshonte gjendjen, ashtu siç kishte premtuar.

4

Por jo vetëm që ujërat e zeza derdhen në detin Adriatik, por vetëm pak metra larg nga plazhi ndodhet një kanal sipërfaqësor i ujërave të zeza, në mes të pallateve, i cili paraqet një rrezikshmëri shumë të lartë për infeksion.

6

Sipas banorëve, ky kanal ka rreth 4 - 5 vjet që është hapur nga njësia administrative e Golemit, me urdhër të qeverisë. Ata janë ankuar, sepse ky kanal mund të jetë burim infeksioni, veçanërisht gjatë verës, por nuk kanë gjetur përgjigje.

5

Shumë familje, që kanë patur shtëpitë e tyre në këtë zonë, i kanë nxjerrë në shitje.

Në lidhje me këtë problem, "STOP" ka pyetur një prej përfaqësuesve lokalë, zotin Shërbet Qelhaka, Specialist i Shërbimeve në Njësinë Administriative Golem.

sherbet

Sipas tij, nuk kemi të bëjmë me një kanal të ujërave të zeza, por me 3 deri 4 përrenj, që gjatë muajve të dimrit, derdhin ujërat e ëmbla në det.

Ndërsa gjatë muajve të verës, për shkak se të gjitha lejet e ndërtimit të dhëna vite më parë, me apo pa leje, apo të legalizuara më vonë janë me gropa septike, ka persona që i bashkojnë këto ujëra të ëmbla. Janë pikërisht këta të fundit që duhet të dënohen.

Ne si zonë administrative jemi përgjegjës përse nuk i kemi ndëshkuar personat që i bashkojnë ujërat e zeza me ato të ëmbla. Eshtë firma fituese që duhet t’i kishte disiplinuar dhe ndëshkuar, për futjen e këtyre kanaleve në kolektorin kryesor”,

thotë Qelhaka.

Në lidhje me këtë problem është pyetur dhe zoti Auron Tare, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Sipas tij, kanalet nuk janë bërë për të shkarkuar ujërat e zeza të ndërtimeve që janë përqark, por janë bërë për të shkarkuar ujërat që vijnë nga rezervuaret.

tare

“Kanalet kanë qenë të mbyllur deri në fund të Tetorit dhe me ardhjen e shirave në Nëntor janë hapur, sepse nëse nuk hapen, e gjithë zona e Golemit përmbytet”,

thotë Tare.

Zoti Tare pranon se është në dijeni të faktit që, së bashku me ujërat e pastra bashkohen dhe ato të zeza, për këtë arsye, vitin e kaluar janë mbyllur të treja kanalet kryesore. Ndërsa këtë vit, sipas Tares, do t’i mbyllin në momentin që i jepet fondi dhe logjistika e nevojshme./tvklan.al





Të ngjashme