STOP / Në shkollën e Sukthit, sanitarja punon në të zezë prej 10 vjetësh
Emisioni “STOP” që transmetohet në Televizionin Klan, solli rastin e një sanitareje, e cila prej dhjetë vitesh punon në të zezë pranë shkollës së mesme të bashkuar Kullë, në Sukth të Durrësit. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa herë, se nuk do të tolerohet mospagesa e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore nga ana e bizneseve private. Por edhe në institucionet shtetërore prej vitesh ka punonjës në të zezë. Qëndrime Dirmishi tregon se është e pasiguruar në këtë shkollë. Asaj i ka vdekur bashkëshorti dhe me të ardhurat modeste mban familjen, që përbëhet nga 2 fëmijë me probleme shëndetësore.
“Jam Qëndrime Dirmishi nga zona e Sukthit, në fshatin Kullë. Punoj si sanitare tek shkolla e mesme e bashkuar Kullë. Prej 10 vitesh paguhem me kontributin e kalamajve. Kam punuar në fillim me 80 mijë lekë të vjetra ndërsa tani me 120 mijë lekë të vjetra, me punë të zezë. I kam bërë kërkesë bashkisë, drejtorit të shkollës, që një sanitare a mund të punoj në të zezë, pra a është e ligjshme dhe më kanë thënë, që nuk ka fonde bashkia. Kam vajtur me mijëra herë jam përplasur nëpër bashki dhe nuk e kanë marrë fare parasysh. Unë kërkoj që të paguhem edhe unë me siguracione, me dokumenta të rregullta sepse deri tani figuroj me punë të zezë dhe kjo nuk është normale, që nënë e dy fëmijëve të sëmurë, me halle dhe probleme nuk është normale që të punoj në të zezë.”
Në mungesë të drejtorit të kësaj shkolle, gazetarja e “STOP” ka takuar dy nëndrejtorët e këtij institucioni arsimor. “Kemi ardhur për problemin e sanitares e zonjës Qëndrime. Ajo është pa siguracione dhe punon në të zezë. Keni bërë ndonjë shkresë pranë Njësisë Administative apo pranë Bashkisë Durrës?Duke qenë një shkollë e madhe ka dalë nevoja, që prej disa vitesh krahas ekzistencës së një pastrueseje të marrim edhe një ndihmëse. Paga e saj është mundësuar në sajë të mbledhjes së disa kontributeve të prindërve. Kjo ka qenë zgjidhja jonë. Kemi dërguar disa herë letra dhe kërkesa pranë bashkisë deri në 2015 – n.
Kush ka qenë përgjigja e tyre?Përgjigja e tyre ka qenë se nuk kemi fonde, zgjidheni vetë dhe nuk mund t’iu japim asnjë përgjigje konkrete, nuk mund t’iu ndihmojmë dhe bëni ç’të mundeni.
A keni ju një shkresë zyrtare që të na e tregoni, që ju keni bërë një kërkesë Njësisë Administative?Ne nuk kemi shkresë zyrtare, tekstet e kërkesave i kemi në kompjuter, por në mungesë të drejtorit nuk mund të futemi.”
Më pas gazetarja e “STOP” është drejtuar drejt zotit Avni Arifi, kryetar i Njësisë Administrative Sukth, i cili thotë se është i ri në detyrë dhe do të njoftojë bashkinë e madhe të Durrësit, duke shpresuar ta zgjidhë me buxhetin e 2017-ës. “Jeni në dijeni të rastit të zonjës Qëndrime, që prej 10 vjetësh është sanitare në të zezë pranë shkollës së mesme të bashkuar Kullë? Keni informacione për këtë rast? Kur keni ardhur ju në detyrë?Unë në këtë detyrë kam ardhur me datën 21 Nëntor të 2016. Mua si Njësi Administrative nuk më rezulton ky emër, që të jetë sanitare e kësaj njësie.
Kush të rezulton?Mua më rezulton si sanitare zonja Lumturie Cërri, si pastruese në shkollën e mesme të bashkuar Kullë.
Drejtuesi i kësaj shkolle të ka sjellë ndonjë shkresë sa i përket këtij problemi?Zonja Qendrime dje na ka vënë në dijeni, siç na vuri edhe drejtori i shkollës, që ajo zonja bën pastrimin e shkollës dhe paguhet nga fondi i bordit. Këtë informacion unë e kam marrë nga drejtori i shkollës. Këtë problematikë të kësaj shkolle e kam drejtuar në Bashkinë e Durrësit.
Tani varet nga Bashkia e Durrësit?Po nga bashkia dhe buxheti i ardhshëm.”
Drejtori i shkollës Munir Kaca thotë, se i ka nisur shkresa të njëpasnjëshme njësisë administrative, për ta emëruar Qëndrimen, që është paguar nga bordi i prindërve. Por ai nuk pranon t’i tregojë shkresat gazetares, duke u justifikuar se ka punë dhe shprehet se 50 % e shkollave në Shqipëri funksionojnë në këtë formë. Gazetarja – Ju jeni drejtori i kësaj shkolle? Të lutem, ndalo! Drejtori – Të lutem, se do vij nesër. Duhet të iki tani! Gazetarja – Po si do vish nesër? Ti je këtu. Drejtori – Ore, nuk jam marrë unë me atë punë, që kërkon ajo. Bashkia t’ia zgjidhë atë punë. Gazetarja – Si e mbani prej dhjetë vitesh…? Drejtori – Jo dhjetë vite… kam dy vite drejtor. Gazetarja – Po dakord, dakord! Kym und të jetë një problem i mbartur. Drejtori – Duhet ta zgjidhin në bashki… Gazetarja – Këto dy vitet e fundit, juve pse nuk keni bërë një shkresë, që t’i nisni një shkresë…? Drejtori – Kemi kërkuar, kemi bërë shkresa… Gazetarja – Po më trego shkresat zotëri, tek zyra. Drejtori – Tani unë thashë, sot nuk mund t’i tregoj. Një ditë tjetër. Gazetarja – Ju soi drejtues mbani një sanitare, e cila është pa siguracione në këtë shkollë. Drejtori – Jo nuk… nuk jam marrë unë me këtë punë. Gazetarja – Po për këtë jeni në dijeni, që përshebull zonja Lumturi, e cila figuronte si roje femër, ka kaluar në vendin e sanitares, ndërkohë që roje nuk ka aktualisht? Drejtori – Nuk ka roje shkolla. Gazetarja – Është në dijeni Kryetari i Njësisë Administrative? Drejtori – Është në dijeni Kryetari, janë në dijeni të gjitha institucionet e tjera. Gazetarja – Ka marrë ndonjë masë, për ta emëruar? Drejtori – Jo, deri tani s’ka asnjë lloj mase. Jo, jo. Nuk kam asnjë lloj dore në këtë punë. Dje ka qenë Kryetari i Njësisë dhe i kemi thënë edhe shoqërore, bëj sa të mundesh edhe për ndihmën ekonomike, por edhe ata kaq fuqi kanë. Unë mund të them 50 % e shkollave në Shqipëri, që funksionojnë në këtë formë. Gazetarja – Nuk është e drejtë, sepse shteti kur gjen një punonjës të privatit, e gjjobit pronarin e privatit, ndërsa këtu në shtet… Drejtori – Në bazë të hapësirës, që ka shkolla, duhet të ishin dy pastrues dhe zgjidhja është ta vendosin dhe atë. Gazetarja – Ju realisht keni dy sanitare? Drejtori – Njëra paguhet në të zezë, e paguajmë ne, tjetra paguhet nga shteti. Ajo paguhet nga shteti, Lumturia që the ti." / tvklan.al