8 të arrestuar për skandalin e denoncuar në “STOP”
Tetë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas denoncimit të emisionit investigativ “Stop” për një fabrikë që prodhonte pije energjike dhe alkoolike false.
Një aksion i policisë së Shkodrës çoi në pranga 5 inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe 3 punonjës të fabrikës, “Briland” që kryente aktivitetin e paligjshëm. Në kërkim është shpallur administratori i fabrikës, Xhevat Kasemi, 53 vjeç, i cili rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, atë të falsifikimit të pijeve alkoolike dhe freskuese.
Të arrestuarit
Syrri Caku, 70 vjeç, punonjës në fabrikën Briland
Fatjon Bushati, 29 vjeç, punonjës në fabrikën Briland
Sami Haxhija, 59 vjeç, punonjës në fabrikën Briland
Hilmi Erkoçaj , 65 vjeç, inspektor në A.K.U. Shkodër
Abdyl Bajraktari, 52 vjeç, inspektor në A.K.U. Shkodër
Elvis Rraboshta, 32 vjeç, inspektor në A.K.U. Shkodër
Adnan Gradeci, 50 vjeç, inspektor në A.K.U. Shkodër
Edmond Fortuzi, 65 vjeç, inspektor në A.K.U. Shkodër
Tre punonjësit e arrestuar të kompanisë “Briland” akuzohen se kanë prodhuar produkte ushqimore në mënyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin. Mbi ta rendojnë akuzat Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve industrial e ushqimor”, “Falsifikimi i formularëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave.
Kurse pesë inspektorët akuzohen për shpërdorim detyre pasi kanë mbajtur procesverbale fiktive në subjektin “Briland” duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjienës e në mënyrë të kundraligjshme.
Policia e Shkodrës e ushtroi kontrollin pas zbulimit te denoncuar te martën nga emisioni investigative “Stop”, në Tv Klan. Gjatë kontrollit në fabrikën “Briland” policia sekuestroi sasi të mëdha pije alkoolike dhe materiale të tjera që shërbenin për falsifikimin.
Tv Klan