STOP/ Shëndetësia falas? Më mirë mos u sëmur…


STOP/ Shëndetësia falas? Më mirë mos u sëmur…

22:29 07/07/2016

Shëndetësia falas, është kjo kryefjala e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Shëndetësisë. Por si është shëndetësia falas tek ne, a “preket” ajo vërtet nga qytetarët që kanë halle. Emisioni investigativ “Stop”, në televizionin Klan i ka hequr “bojën” shëndetësisë falas.

Kështu një ndër “arritjet” e shëndetësisë, që u reklamua nga krerët e sektorit ishte dhe shërbimi psiko-social. Pasi një investigimi të “Stop”, rezultoi, se punonjëset e këtij shërbimi, janë në realitet thjesht recepsioniste.

Jo vetëm kaq, por nga verifikimet del në pah, se shërbimi në fjalë ka ekzistuar që në vitin 2006. Ky konkluzion nxjerr edhe njëherë në pah bllofin me shëndetësinë në vend.

Po ilaçet? Në QSUT mungon një gamë e gjerë medikamentesh. Që nga tetanozi në rast të kafshimit nga qentë e deri te Kselodi, që përdoret për të sëmurët e pavionit të onkologjisë, nuk mund t’i gjesh në QSUT.

https://www.youtube.com//embed/dTLkv-2v4MY

Ndërsa flitet çdo ditë për shëndetësi falas dhe proklamohet bërja e chek-upit, në ambientet e spitalit më të madh në vend, mungojnë ilaçet bazë.

/tvklan.al

 






Të ngjashme