“STOP”/ Skandali i pronës, noterja përfituese dhe OPGJ me diplomë false
Noterja Irena Bimo del sërish në skenë, këtë herë jo thjeshtë si vjehrra e njërit prej nënkontraktorëve, por si hartuesja e dokumentacionit.
Në pallatin, ku 30% e pronësisë i takon Ferdinand Brahimajt, në sahatët e njërit nga apartamentet problematike është emri i noteres Irena Bimo. Edhe pse e mohon pronësinë, në kontratën e energjisë figuron emri i saj. Sipas investigimeve të emisionit “STOP” rezulton që në kullën tre, noterja ka marrë një apartament dhe gazetari i emisionit “STOP” ka parë sahatin, i cili mban emrin e Irena Bimos. Gazetari – Në kullën tre. Noterja – Objekti tre. Gazetari – Keni edhe ju një apartament? Noterja – Kush ta ka thënë këtë gjë? Gazetari – Kështu janë informacionet… nuk e di. Është e vërtetë apo jo? Noterja – Jo, jo! Gazetari – Tek sahati lexonte Irena Bimo. Noterja – Çfarë rëndësie ka? Nuk di gjë çfarë lexonte tek sahati, s’kam qenë asnjëherë të shoh sahatin… Gazetari – Mos ketë Irena Bimo tjerër? Noterja – Jo. Gazetari – Ju e keni apo jo? Noterja – Jo. Çfarë lidhje ka kjo? Gazetari – Jo ideja është këtu: meqë ju jeni marrë me të gjitha këto domethënë, a është e ligjshme mos jetë konflikt interesi me investitoren, apartamenti nqë keni marrë? Noterja – Nuk kam lidhje fare me këtë histori. Gazetari – E keni apo s’e keni ju, që të jemi të saktë? Noterja – Nuk e kam. Gazetari – Po emri në sahat? Noterja – Nuk përgjigjem fare, as për sahatin, as që e kam idenë. Gazetari – Se keni idenë për këtë apartament? Noterja – Absolutisht fare. Mund të kem bërë porosi për një mikeshën time dhe ndoshta mund të kenë vënë emrin tim. Dhe nuk merrem fare me miqtë e mi, apo çfarë rëndësie ka… s'ka lidhje fare.” Në Prokurorinë e Vlorës, OPGJ është djali i investitores Qinami, Skerdilajd Qinami dhe dosja fle në zyrat e organit të akuzës. Një investigim i “STOP” nxjerr në pah se Skedilajdi është rasti tipik, kur ka një diplomë universiteti, pa diplomën e të mesmes. Në shkollën e mesme të Yzberishtit, 3 vjet nuk i ka të firmosura, por vetëm vitin e fundit, çka do të thotë se është i pajisur me diplomë false. Gazetari – Skerdilajd Qinami, sipas kësaj, vetëm një vit ka bërë këtu. Drejtoresha – Unë jam në rregull më kupton. Gazetari – Një vit ka bërë këtu. Por këtë vit e ka të fundit, vit të tretë, vit të dytë apo të parë? Drejtoresha – Jo i mbyllur viti i fundit. Gazetari – Ne na duhet kjo, çfarë dokumentacioni ka sjellë që ka mbaruar vitin e fundit? Drejtoresha - E di unë atë, e pashë s’ka gjimnaz absolutisht. Gazetari – Po si e kanë regjistruar? Drejtoresha – I kanë hedhur notat sikur i ka bërë të gjitha nga viti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt, sikur i ka bërë këtu. Gazetari – Skandal…/tvklan.al