Stop/ Skandali, paguaj 150 € dhe merr testin e anglishtes
Të marrësh diplomën e anglishtes për master është fare e thjeshtë, mjafton të paguash 150 euro dhe pa shkuar fare në provim, këtë diplomë e ke në dorë.
Në fakt diploma për mbrojtjen e anglishtes ka hyrë në fuqi që në vitin 2010 në kohën kur ministër i Arsimit ka qenë Myqerem Tafaj, i cili hodhi i pari idenë, për mbrojtjen e gjuhës së huaj për ata që ndjekin studimet master apo doktoraturë. Por MAS, nëpërmjet disa subjekteve private të licencuara, i nënshtrohesh një provimi për të marrë mbrojtjen e gjuhës së huaj. Ky provim nxjerr në pah aftësitë e çdo studenti në anglisht duke e ndarë atë në nivele të ndryshme. Rasti i marrjes së një diplome me para ka ndodhur në Fakultetin e Infermierisë ku të paktën 600 studentë që studiojnë në këtë fakultet, një pjesë e madhe e tyre, testin e anglishtes e kanë marrë në këtë formë, pra pa u paraqitur fare në provim duke paguar 150 euro dhe në fund është firmosur nga Ukë Zenel Buçpapaj. Ky konstatim vjen nga një qytetare, e cila tregon mënyrën e marrjes së këtij testi ndërkombëtar të anglishtes, që është në funksion të diplomës së masterit. Qytetarja – Kjo është. Si je? Si ia kalon? Sekserja –Tani duhet vetëm ta noterizosh. Qytetarja – Duhet noterizuar. Pse janë dy këto? Sekserja – Është niveli B2 edhe testi i pikëve. Qytetarja – Po kjo tashi, se m.q.s. po paguajmë edhe 150 euro është... Si funksionon? Që ta di edhe unë pak a shumë. Sekserja – Tek kush shkollë je? Te infermieria? Qytetarja – Po. Sekserja – Ti do e noterizosh shpirt edhe do e dorëzosh të noterizuar vetëm kaq. E ke të përhershme. Qytetarja – Nuk të nxjerrin llafe domethënë? Sekserja – Jo shpirt. Se të gjitha gocave, që unë ja u kam bërë, ti je e ......unë kam arrit te... (numri i certifikatave të shpërndara) Qytetarja – ....... Sekserja – Unë kam arritur tek 600 e ca ku ta di unë.( numri I certifikatave, që ka shpërndarë). Qytetarja – Njihet domethënë? Sekserja – Normal, që njihet, se është e licensuar e njohin edhe QKR- ja edhe në gjykatë edhe kudo. Nuk ka asnjë lloj problemi. Qytetarja – Kjo është qendër kursesh ? Sekserja – Është qendër, ku pedagogu jep kurse private. Qytetarja– Po. Sekserja – Që i përgatit për Toeflin. Sekserja – Po. S’ka gjë shpirt mos i numëro.( lekët) Qytetarja – Jo, që dhe ti, të jemi në rregull bashkë. Sekserja – Shumë faleminderit. Qytetarja– Shife pak llogaritjen. Sekserja – 210 ( mijë lekë të vjetra) Qytetarja – 210 me 137 ( kursi i euros). Sekserja – Vetëm kur të shkosh aty, të lutem mos i thuaj, jo a është e vlefshme a jo ? Se kështu kanë bërë ca goca. I kanë thënë ca është ky muhabet. Ti thjesht merre dorëzoje. Thuaj merre këtë, kaq! Qytetarja – Domethënë ta kemi pa merak. Sekserja – Pa merak fare shpirt. Në fakt, ky rast rrit shanset për të pasur të diplomuar, të cilët e kanë një certifikatë anglishteje të mbrojtur, por nuk dinë asnjë fjalë nga kjo gjuhë e huaj. Pasi e merr këtë certifikatë drejtohesh më pas në sekretarinë e fakultetit përkatës për ta dorëzuar. Biseda te sekretaria... Qytetarja- Mirëdita. Të të pyes për diçka. Këto të anglishtes (Çertifikatat), ku duhet t’i dorëzojmë? Sekretarja- Këto të anglishtes? Qytetarja – Po. Sekretarja – Duhet të flasësh me zëvendësdekanin. Qytetarja – Me zëvendësdekanin. Sekretarja – Për çfarë e do anglishten ti? Për ça? Qytetarja – Janë ato të tre vjeçarit, të mbrojtjes së diplomës. Po kjo, (certifikata) duhet origjinalja apo vetëm e fotokopjuara? Si funksionon? Sekretarja – E noterizuar. Qytetarja- E noterizuar, ok po sjell atë./ tvklan.al