STOP/ Të blesh (pa) drejtësinë me euro tek gjyqtarët dhe prokurorët
Emisioni “STOP” që transmetohet çdo mbrëmje në orën 20.05 në ekranin e Televizionit Klan solli skandalin e rradhës me gjyqtarë e prokurorë. Disa gjyqtarë u bënë sot “viktima” të vetting-ut, pasi paraqitën dorëheqjen në afatin e fundit të deklarimit të pasurive. Por të tjerë, që i kanë shpëtuar kësaj faze, kanë rënë “viktima” të kameras së fshehtë të “STOP”. Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, me 2000 euro merr përsipër të nxjerrë me minimunin e dënimit, personin në paraburgim Kristjan Leka. Kamera sjell me zë dhe figurë nga pazari e deri te dorëzimi i parave.
Sekseri – E paska me 25? Qytetari – Me 25 apo 26? Oficeri – Me 25 e ka. Qytetari – E sigurt? Oficeri – Po, e pashë unë tani. Seksesi – E pe, si kishte thënë mos i thuaj Sulos kishte thënë. A e dëgjove se çfarë tha, o burrë?Po më hyri në mes kuptohet, që do marri dhe ai do i thotë na edhe ti kaq. Sekseri – Ky është shoku jonë. Qytetari – Çfarë keni bërë, si ju kanë shkuar punët mirë? Qytetari – Çfarë? Si i bëhet? E dyta ose e treta. Oficeri – E treta, se tha nuk dimë gjë në çfarë faze është dhe kur të mbarojmë gjyqin, po e shoh. Sekseri – Sa mund të zgjasë gjyqi? Oficeri – Një çerek ore, njëzet minuta. Oficeri – Jo, pot ha e bëj, mos… Qytetari – Çfarë roli ke këtu ti tani? Oficeri – Unë mbuloj Peqinin dhe mbuloj gjykatën. Qytetari – Me të shoqërimit? Oficeri – E… Ishte vjedhje, dhunë në familje, kundërshtim i forcave të policisë. Dhe ajo thotë, çfarë kërkojnë, që të paktën hë se nuk ke çfarë me i dhënë më tepër, të paktën gjashtë muaj, që t’i bëjë me gjithë këto shtesat. Ka ca klauzola, se janë tre vepra, vetëm kundërshtim i forcave të policisë, sa e ka? Dhuna në familje, një vit, vjedhja…. Qytetari – Çfarë mund të bëhet në këtë rast? Oficeri – Pyet këtë sa ka, kur është arrestuar, sa ka bërë, që ta shohim. Sekseri – Katër muaj e gjysmë. Oficeri – I bie dhe 40 ditë burg. Sekseri – Le t’i bëjë. Oficeri – Dhe i bën mirë. Sekseri – Me tre vepra penale qenka…shans i fundit. Qytetari – Me një fjalë dhe për 40 ditë burg. Oficeri – Të më thotë sa e ka? Qytetari – Ok, mirë! Sekseri – Dhe 40 ditë burg i bie me bërë. Oficeri – Një muaj. Oficeri – Dhe këtë seancë se qenka prokuroria në seminar tha, do shtyhet në seancën tjetër tha, mund të ekzekutohet. Po nuk ta nxjerr dot pa pesë muaj e dhjetë ditë. Oficeri – Me vdek, s’kam çfarë të bëj, tha. Duhet t’i bëjë, që t’i heqë se janë tre vepra, tha. Oficeri – Dhe 2000 euro tha, se jam vet i tretë, se vendos vetëm unë, tha. Është edhe trupi gjykues. Sekseri – 2000 euro nuk janë asgjë. Oficeri – Po e bëj për ty, tha. Sekseri – Kur i do ajo? Qytetari – Gjatë javës, po mbaron punë me 2000 euro? Oficeri – Po, po! Po tha ajo, i vë vulën të thashë unë. Qytetari – Do shihemi. Oficeri – Prapë është mirë. Të jesh në Tiranë, pa pesë mijë euro, e kam hëngër unë. Qytetari – E ke hëngër ti? Oficeri – Pesë mijë e kisha. Sekseri – Tani ky do bëjë dhe sa i bie? Dhe dy muaj? Oficeri – Ky ka bërë tre, i bie edhe dy muaj se do shtyhet gjyqi, se gati dhe dy javë i bie gjyqi. Sekseri – Dhe ishalla nuk e ankimon ajo, prokurorja? Oficeri – Po s’e besoj. Sekseri – Mirë pra Behar, se shihemi në Tiranë. Oficeri – Çfarë bëre mirë kalove? Tania jo nuk ka ardhur akoma, pot ë flasim për pjesën e prokurores, se ajo tha për pjesën e vet. Ta kryejë ajo. Se most ë na bëjë ankesë. Qytetari – Brenda dhjetë ditëshm po thua me bërë ankesë? Oficeri - Se ajo bisedoi me kolegët e vet, po me prokuroren, nuk qe atë ditë. Do bisedojë dhe ta bëjmë taman, mos ta lejmë te apeli, ta lirojë, pastaj kjo ta arrestojë... kështuqë, më mirë t’i mbyllim gjërat fiks, sesa... Qytetari- Nejse, gjithsesi, në pjesën e kësaj, unë e mora me vete pjesën e kësaj dhe ja jap sot. Ky ta diskutojë avash-avash dhe kur të takohemi në Tiranë, pastaj... hajde shkojmë dy minuta te makina ime. Oficeri – Ku e ke makinën, mos e ke në rrugë kryesore? Qytetari – Jo në rrugicë, rrugicë, hajde lëvizim. Oficeri - Ku e ke lënë makinën? Qytetari- Në fund të gjykatës. Oficeri - S’kam, ku ti mbaj në dorë, se bien në sy. Qytetari- Jo ore, i ke në xhep, o burrë. Oficeri – Po janë shumë o burrë, sa i ke, pesëdhjetëshe? Qytetari – Pesëqindëshe. Oficeri – Pesëqindshe, po! Oficeri- Se mos na bën ndonjë gjë andej ..., se na... Qytetari – Po ik , or burrë. Oficeri – Tek lokali, or burrë. Qytetari – Si me ja bo për prokurorin o, shoku? Oficeri – Do flas unë tani, do flas. Po qe, se kam kohë, mos po ashtu, nesër do flas. Qytetari – Pash zotin, derisa është muhabeti i sigurt, se s’kam ku me gjet lekë tjetër. Oficeri – Hec ti, se unë po futem direkt, hajde! https://youtu.be/ZbXlsSuAAnM Në pjesën e tretë të emisionit “STOP” gjyqtarja merr përsipër, që përveç vendimit të trupit gjykues, “ta rregullojë” edhe me prokuroren, që kjo e fundit të mos bëjë rekurs. Gjyqi shtyhet, pasi prokurorja Ermira Tafani është pa qejf, por edhe zëvendësuesi Neritan Hoxha, nuk lëviz nga e njëjta skemë. Gjyqtarja Pajtime Fetahu thotë, se për prokurorinë duhen 1500 euro të tjera dhe i paraburgosuri Kristjan Leka shijon lirinë e blerë me valutë. Qytetari – Ça tha ajo? A tha ndonjë gjë? Oficeri – Po, mo, edhe me prokuroren llafosa, bjeri tha t’ia jap, ta mbyllim. Qytetari – Sa? Oficeri – Aq sa të thashë, 1500(euro). Qytetari – 1500 euro. Oficeri – Për sy të ballit, asigjo, e ke me mua, i ke gjërat. Qytetari – Kur duhen? Duhen brenda kësaj jave? Oficeri – Po, t’ia coj. Më mirë unë ta heq qafe. Që unë mos ta kem. Kurse me Verin merru vetë, e me mua mos ketë punë. Qytetari – Jo, jo! Oficeri – T’ia jap, t’ia coj asaj. Mbarojmë punë me atë. Dhe me atë e ke të garantuar..., mos e ki..., s’ka ndonjë problem.... Qytetari – E kuptova atë pjesë. Po prokurorja çfarë kishte kërkuar? Oficeri- Po prokurorja, ajo foli, ajo. Qytetari – Nejse, çfarë ka kërkuar ajo, si ta quajmë, a ka mundësi, apo s’ka... Oficeri – Jo, jo! Po duhet me e bërë. E mbyllim këtu ne. S’ka as apel, asgjë më, prandaj i kërkoi aq ajo. Qytetari –Me një fjalë e ka dhënë atë? Oficeri – Po, po! Qytetari – Ç’a? Për ç’a dënohet? Se nuk e di. Oficeri - Mbaro punë me të. Bjer këtë kafen e saj, siç më ka thënë, unë ia dhashë asaj direkt, s’kam qejf t’i mbaj gjërat, o burrë. Edhe është e mbyllur. Qytetari – U kry. Oficeri - Në i paç sot mirë, s’i pate sot, nesër... Qytetari – Gjatë javës vij e të takoj në Elbasan. Qytetari – Hajde shkojmë te makina ime dy minuta. Oficeri - Si e kalove? Qytetari - Mirë! Oficeri - Çfarë bëre? Qytetari - Merri 1500 euro për atë. Kur e kanë lënë datën e gjyqit? Oficeri - Me 8. Qytetari - Me 8? Oficeri - Po. Qytetari – Me një fjalë për dhjetë ditë. A thua do dali o burrë, apo çfarë do bëhet? Oficeri – Po, po, o burrë, po. Qytetari – Përshëndetje! Gjyqtarja- Përshëndetje! Një sekondë. Po, tani po. Qytetari – Kristjan Leka. Gjyqtarja- Kristjan Leka. Qytetari – Kur e ka seancën e gjyqit? Sekretarja- Kristjan Leka s’ka fare, Klodian Leka, ndoshta. Qytetari- Po. Gjyqtarja – Klodian Leka, datë 25, në ora 9:00, të martën. Kush je ti? Qytetari – Vëllai i tij. Gjyqtarja- Ik! Me datë 25, ora 9:00. Qytetari – Fole gjë me Beharin? Gjyqtarja- Ik! Qytetari- Në rregull. Gjyqtarja- Ik, tani! Qytetari- Shumë faleminderit! Qytetari – Si kaluat? Mund të bisedojmë pak, të lutem? Vëllai i Klodjan Lekës. Gjyqtarja - Ik, tani ik! Kemi gjyqin përfundimisht seancën që vjen, hajde tani, vëllai i Klodjanit... nuk... nuk mungoj, ç’ke? Qytetari – Thjesht afatet kohore, se po bën shtatë muaj brenda. Si llogariten? Gjyqtarja – Shtatë muaj brënda, llogariten me kohën, sa ka vuajtur me 1.5. Ka tre vepra penale, një më e vogla është një vit burg. Mund të thithen të gjitha, mund të vihet në minimum, mund të ketë më shumë dënim, por predispozicioni është pozitiv. Ik tani! Qytetari – Ok edhe për prokuroren? Gjyqtarja -Ditën e mirë! Çfarë të na dali në gjyq. Qytetari -Shumë faleminderit! Gjyqtarja – Hajde! Qytetarja – Më falni! Doja të pyesja, se jam një e afërmja e K…. L……. Kur e ka gjyqin? Sot? Gjyqtarja – Për atë, po diskutoja. Prokurorja është e sëmurë dhe e mora në telefon dhe mund të vijë. Dhe në ca momenti do vijë, nuk e di. Qytetarja – S’ka një orar domethënë? Gjyqtarja – S’ka një orar, se është me raport dhe është me hernie diskale. Dhe s’lëviz dot. Po, do dal një moment, tha. Se e ka thirr dhe Prokurori i Rrethit (Elbasan) edhe me dashamirësinë, për të mbaruar gjyqin e K… L….. Mirë? Qytetarja – Faleminderit! Gjyqtarja – Edhe shtyrja deri sot, ka qenë në favor, sepse i ka ec njëcikë paraburgimi... edhe të shikojmë. Me predispozicionin, për të mbaruar. Qytetarja – Të dukem më vonë? Gjyqtarja – Nga je ti? Këtu nga Elbasani? Qytetarja – Po, po. Gjyqtarja – Atëhere ik, hajde nga ora 2- 3 të shofësh. Të marrësh vesh, ç’a u bë. Me predispozicionin, për t’u bërë gjyqi, për t’u përfunduar. Mirë? Qytetarja – Faleminderit. Gjyqtarja – Hajde! Në datën 16 themi, se do ta mbyllim atë. Qytetarja – S’u bë gjë sot? Gjyqtarja – Se prokurorja është me hernie diskale dhe s’luan dot nga vendi, ndaj s’erdhi. Dhe unë e kam caktuar shumë shpejt, për 4-5 ditë. Jo për 2 javë e për 3 javë dhe ka mundësi do zëvendësohet prokurori, që të mos humbasim datën 16. Dakord? Qytetarja - Do zëvendësohet prokurori? Gjyqtarja – Po, po. Do zëvendësohet... është tjetri, pa problem. Datë 16, ora 11 e gjysmë. Qytetarja – Faleminderit! / tvklan.al